• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një protestë simpatike në Gjirokastër, Gramoz Braho shpall “non grata” Këshillin Bashkiak tani që nuk është më pjesë e tij

31/10/2019
Një protestë simpatike në Gjirokastër, Gramoz Braho shpall “non grata” Këshillin Bashkiak tani që nuk është më pjesë e tij

Përfaqësues të komunitetit rom dhe egjiptian protestuan në Gjirokastër kundër Këshillit Bashkiak, dhe për të drejtat, sipas tyre, të mohuara.

Ata fajësojnë këshillin Bashkiak të qytetit të cilin, në mënyrë simbolike, e shpallën non grata. Kreu i Partisë për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë, Gramoz Braho, që mbron të drejtat e këtij komuniteti, foli për të drejta e mohuara.

“Qyteti të Gjirokastrës po i bëhet një krim politik nga një këshill bashkiak jo legjitim. Ky këshill Bashkiak dhe kjo Bashki janë në funksion të partive, jo të qytetarëve, nuk përfaqësojnë askënd. Qytetarët sot po protestojnë për sigurinë e fëmijëve të tyre përballë sarkazmës së Këshillit Bashkiak dhe të një pushteti ironik që po ironizon gjithë qytetin e Gjirokastrës, një pushtet jo demokratik”, tha Gramoz Braho.

E habitshme është se Braho e shpall “non grata” Këshillin Bashkiak Gjirokastër tani që nuk është më pjesë e tij. Nëse nisesh me logjikën e tij, i bie që deri më dje Këshilli Bashkiak nuk ishte i “keq”, përfaqësonte qytetarët dhe jo partitë sikundër ky i sotmi që thotë Braho. Në fakt Këshilli Bashkiak i sotëm mund të jetë njëngjyrësh sepse ashtu u zhvilluan zgjedhjet e 30 qershorit, ama edhe Këshilli ku ka bërë pjesë Gramoz Braho, ka qenë një turp më vete. Kujtoni pak gjithë allishverishet, pazaret, ‘trafikimin’ e mandateve etj.

Për një moment pjesë e këtyre pazareve u bë edhe Gramoz Braho. Prandaj të dalësh sot të shesësh moral e të vësh kujën se ky Këshill Bashkiak qenka e keqja e madh për Gjirokastrën nuk shkon. Gramoz Braho është në të drejtën e vet të protestojë, qoftë dhe me banorët e lagjes sikundër bëri sot, ama të mos bëjë si i “virgjër”, sikur zbriti sot në Gjirokastër dhe po habitet me një Këshill Bashkiak partiak. Normal që Këshilli Bashkiak është një institucion kolegjial kur anëtarët shkojnë si të zgjedhur nën një sigël partie, ashtu sic kishte shkuar edhe Braho.

Protesta është një gjë shumë e shëndetshme dhe gjithmonë duhet të ketë. Por në këtë rast më shumë duket sikur Gramoz Brahos i ka marrë mendja erë apo e ka kapur pak deliri ose po e keqpërdor dikush për axhenda të tjera.

Diskriminimi, mungesa e shërbimeve, punësimit dhe arsimimit janë problematika që këto komunitete hasin, jo vetëm në Gjirokastër. Pra, s’ka këtu ndonjë komplot kundër romëve në Gjirokastër. Mos u bëni qesharakë!

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

Dinamo, flet Ilir Daja: Të jemi efikas, besoj shumë te Europa

26/08/2026
Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin

Egnatia sfidon Lillestrom, Dede: Jemi gati, duam kualifikimin

26/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al