• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Një strukturë e posaçme në Policinë e Shtetit për parandalimin e falsifikimit të parave, Çuçi nënshkruan marrëveshjen me Bankën e Shqipërisë dhe Prokurorinë e Përgjithshme

17/01/2023
Një strukturë e posaçme në Policinë e Shtetit për parandalimin e falsifikimit të parave, Çuçi nënshkruan marrëveshjen me Bankën e Shqipërisë dhe Prokurorinë e Përgjithshme

Ministria e Brendshme, Banka e Shqipërisë dhe Prokuroria e Përgjithshme kanë firmosur marrëveshjen që formalizon e lehtëson bashkëpunimin ndërmjet tyre, në kuadër të luftës ndaj falsifikimit të monedhave. Policia e Shtetit në bazë të kësaj marrëveshjeje ngre një strukturë të posaçme, për bashkërendimin e punëve dhe menaxhimin e informacionit në parandalimin e goditjen e falsifikimit të monedhave, në nivel ndërinstitucional. Në bazë të saj, koordinohen veprimet ndërmjet institucioneve dhe agjencive të zbatimit të ligjit, për parandalimin, hetimin dhe ndjekjen penale në fushën e falsifikimit të monedhave. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha ndër të tjera se kjo marrëveshje vjen edhe si një detyrim që kemi ndaj, edhe partnerëve ndërkombëtarë duke përmendur kapitullin 24 dhe 32 të negociatave me Bashkimin Europian.

“Besoj se duke u lidhur në marrëveshje të tilla midis agjencive të ndryshme, midis institucioneve të ndryshme, duke filluar nga Prokuroria që është organi kompetent për ndjekjen penale, Policia e Shtetit që, në njëfarë mënyre ushtron të gjithë veprimtarinë hetimore dhe Bankën e Shqipërisë që mbart të gjithë ekspertizën, unë mendoj që ne krijojmë një terren dhe në këtë mënyrë bëhet shumë më efikase lufta ndaj kësaj vepre penale, e cila ka një rëndësi të posaçme, sepse nuk lidhet drejtpërdrejt me dëmin që pëson personi që mund të jetë viktimë apo që mund të tentojë të viktimizojë dikë nëpërmjet ofrimit të parasë apo nëpërmjet veprimeve për falsifikimin e parasë, pra monedhës/kartëmonedhës, çfarëdo qoftë ajo, por, ndikon edhe në një lloj destabiliteti makro-ekonomik dhe për këtë arsye duhet që ne jo vetëm t’i godasim, por edhe t’i dokumentojmë sa më saktë. Për këtë qëllim, në marrëveshje ne kemi vendosur edhe prioritetin që duhet të informojmë njëri-tjetrin në lidhje me sasinë, vendin, personat që kryejnë këto krimet etj”, tha Çuçi.

Ai tregoi më tej për një strukturë të posaçme në Policinë e Shtetit që ndjek rastet e falsifikimit të parave.

“Në Policinë e Shtetit ne tashmë e kemi krijuar atë strukturë të posaçme, që edhe në marrëveshje vlen si një lloj angazhim i joni, por edhe siç e thashë dhe me BE një lloj detyrimi që kemi. Sot në Policinë e Shtetit është krijuar Zyra Qendrore Kundër Falsifikimit të Monedhave, që do të merret vetëm me këtë figurë të veprës penale, duke e konsideruar si një figurë të posaçme. Unë besoj se do kemi përveç se rezultateve më të mira, si rezultat i këtij bashkëpunimi më të ngushtë, por do ndihmojmë shumë sidomos në dokumentimin siç thashë qoftë të sasive të sekuestruara apo të konfiskuara të këtyre monedhave të falsifikuara, dhe në një lloj baze të dhënash me personat, me makineritë që përdoren e kështu me radhë”, tha Çuçi.

I pyetur nga gazetarët lidhur me nismën ligjore për amnistinë fiskale, ministri i Brendshëm tha se për këtë ligj po punohet edhe me ekspertët europianë.

“Jo vetëm i kemi marrë dhe po i marrim në konsideratë të gjitha vërejtjet që ne shohim se janë të vlefshme për ta përmirësuar draftin për (Aministinë fiskale), por mund t’ju them dhe një informacion që ndoshta nuk e keni, se ne këtë ligj po e punojmë ngushtësisht me ekspertë europianë. Jo vetëm marrim opinionet e tyre, marrim vërejtje, konsultohemi, por grupi i punës që punon përditë, është bërë me ekspertizë të paguar nga vendet e BE. Pa diskutim që jemi në sinkron me partnerët tanë në lidhje me këtë ligj, dhe siç e tha dhe Guvernatori, ai është një instrument ligjor që më së shumti shkon për të formalizuar ekonominë dhe shumë i dobishëm për Shqipërinë”, tha Çuçi.

Related Posts

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë
Kryesore

Berisha-Ramës: Nga sot nuk je kryeministër, por kapobandë

22/12/2025
E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë
Kryesore

E rëndë në Vlorë/ Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë

22/12/2025
Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve
Kryesore

Kreu i ri i SPAK: Do punojmë në interes të shqiptarëve

22/12/2025
Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)
Kryesore

Protesta e fermerëve grekë, Kakavija sërish e bllokuar (oraret)

22/12/2025
PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë
Kryesore

PD sot në protestë kombëtare përpara Kryeministrisë

22/12/2025
Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve
Kryesore

Festat, Policia e Shtetit tregon planin e masave për parandalimin e incidenteve

22/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al