• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Njëri biznesmen nga Dropulli e tjetri gazetar i Top Channel, dy emra për drejtimin e Bashkisë Himarë

11/01/2024
Himare konispol

Ish-deputeti i PBDNJ-së Thoma Miço ka zbardhur disa nga prapaskenat për Himarën dhe negociatat Tiranë-Athinë. Thoma Miço foli në A2 CNN me Alba Alishanin për përpjekjet në zgjidhjen e çështjes së bashkisë së Himarës pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të mos pranuar kërkesën e Fredi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak dhe tërheqjes e Jorgo Goros.

Por ndërkohë që në mediat greke u përfol emri i Vangjel Tavos, i propozuar nga kryeministri Edi Rama për postin e kryebashkiakut të Himarës, Miço njoftoi se përveç tij janë edhe dy emra të tjerë.

Bëhet fjalë për gazetarin Ilir Paço dhe biznesmenin Theodhori Çami.

“Kam marrë disa informacione në rrugë private. Zgjidhja është që t’i lihet kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë që të hidhte në tavolinë disa emra dhe derisa të shprehet drejtësia të bëhet zëvendësimi, që bashkia të funksionojë. Përveç Tavos është gazetari Ilir Paço dhe Theodhori Çami një biznesmen nga Dropulli, që nuk kanë lidhje me Himarën”, tha ai.

Sipas Miços, Beleri nga burgu ka kërkuar që ta zëvendësojë një nga anëtarët e listës së tij:

“Nuk do të doja të ishte në negocim pala greke ne kemi mundësi ta zgjidhim vetë këtë problem Beleri nga burgu ka kërkuar që ta zëvendësojë një nga anëtarët e listës së tij. Është problem shqiptar që mund të zgjidhet dhe kjo do ta zbuste konfliktin dhe Greqia të rishihte mekanizmin e vetos”.

Ish-deputeti thekson se alternativa me këta tre emra dhe emra të tjerë pa konsensusin e Belerit nuk do të pranohet as nga Greqia:

“Ka mundësi të zgjidhet kjo nëse është dëshira e dy palëve dhe duke patur parasysh dëshirën e zotit Beleri. Zëvendësimi i përkohshëm i kryetarit të bashkisë me këto 3 emra pa konsensusin e Belerit, nuk është alternativa më e mirë dhe nuk do të pranohet nga Greqia”.

Related Posts

Rama: PS i ka ngritur kokën Shqipërisë!
Kryesore

Rama: PS i ka ngritur kokën Shqipërisë!

28/05/2026
Digjet në Kakavijë kamioni i ngarkuar me birra “Elbar” (FOTO)
Kryesore

Digjet në Kakavijë kamioni i ngarkuar me birra “Elbar” (FOTO)

28/05/2026
Merr flakë kamioni në Kakavijë
Kryesore

Merr flakë kamioni në Kakavijë

28/05/2026
Kryesore

Incidenti në Selanik/ I grisi bluzën dhe preku partneren e të riut në banesën e tij, bullgari godet me tub metalik 50-vjeçarin shqiptar.

27/05/2026
Kryesore

Faturat nuk paguhen në kohë/ Borxhet e qeverisë dhe bashkive rriten me 1.1 miliardë lekë

27/05/2026
Greqia në alarm nga “turistët e krimit”, ‘skifterët’ vjedhin 45 orë luksoze me vlerë 1,5 mln euro nga vila e pronarit të anijeve!
Kryesore

Greqia në alarm nga “turistët e krimit”, ‘skifterët’ vjedhin 45 orë luksoze me vlerë 1,5 mln euro nga vila e pronarit të anijeve!

27/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Final 4” drejt mbrëmjes vendimtare, të dielën përcaktohet skuadra kampione e sezonit 2025/26

“Final 4” drejt mbrëmjes vendimtare, të dielën përcaktohet skuadra kampione e sezonit 2025/26

30/05/2026
“Final 4” drejt mbrëmjes vendimtare, të dielën përcaktohet skuadra kampione e sezonit 2025/26

“Final 4” drejt mbrëmjes vendimtare, të dielën përcaktohet skuadra kampione e sezonit 2025/26

30/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al