• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Norris mbrohet me pikët, Verstappen vjen si peshkaqen në finalen e Formula 1

04/12/2025
Norris mbrohet me pikët, Verstappen vjen si peshkaqen në finalen e Formula 1

Më 7 dhjetor në Abu Dabi vendoset një nga kampionatet më të hapura të viteve të fundit në Formula 1. Në garën e fundit përballen tre pretendentë për titullin: Lando Norris, Maks Vershtapen dhe Oskar Piastri. Janë 58 xhirot e fundit të Botërorit 2025, ku nuk falet asnjë gabim. Por cilat janë avantazhet dhe dobësitë e secilit pilot në këtë finale të kampionatit?

NORRIS – Lando mbërrin me 12 pikë epërsi, një diferencë që i lejon të mos rrezikojë më tepër sesa duhet. MekLaren i ka dhënë një makinë të qëndrueshme dhe shumë të fortë në ritmin e garës, dhe në javët e fundit britaniku ka qenë i saktë në të gjitha fazat: kualifikime, nisje, menaxhim gomash. MCL39 është aktualisht makina më e balancuar dhe Norris e njeh mirë presionin e kësaj piste. Për sa i përket dobësive, presioni i të qenit lider mund ta shtyjë të garojë me frikë, duke parë rivalët në vend që të ndërtojë garën e tij. MekLaren ka shfaqur vështirësi me menaxhimin e gomave e pasme në Abu Dhabi dhe prania e Piastrit si rival brenda ekipit mund ta ndërlikojë skenarin taktik. Psikologjikisht, është shansi i jetës dhe kjo mund të rëndojë pilotin britanik.

VERSHTAPEN – Maks vjen pa presion, pasi nuk ka asgjë për të humbur. Në 8 garat e fundit ka rikuperuar mbi 100 pikë, duke treguar ritëm të frikshëm, si një peshkaqen. Red Bull është përmirësuar në pistat me ritëm të ngadaltë dhe të mesëm, dhe Vershtapen është mjeshtër në situata me tension të lartë, si në 2021. Por disavantazhi prej 12 pikësh e detyron të sulmojë duke shmangur gabimet, gjë e vështirë në dyluftime. Red Bull ka pasur luhatje me konsumimin e gomave dhe fati i Maksit varet edhe nga rezultatet e rivalëve. Edhe Piastri, duke luftuar për vete, mund t’i heqë pikë jetike piloti holandez.

PIASTRI – Oskar vjen i çliruar, pa presion titulli, dhe ritmi i tij në Katar tregoi se është rikthyer në formë. Sezoni i tij ka qenë mbi pritshmëritë dhe mentaliteti “s’kam çfarë humbas” mund ta shtyjë të sulmojë fort. Por mungesa e përvojës në një finale botërori është handikapi kryesor. Duhet të balancojë rolin e rivalit dhe atë të shokut të skuadrës së Norrisit. Për më tepër, “Yas Marina” kërkon menaxhim të shkëlqyer të gomave, një zonë ku ai ka qenë i paqëndrueshëm. Edhe një garë perfekte mund të mos mjaftojë për australianin e MekLarenit.

VERDIKTI – Lando Norris ka epërsinë, Maks Vershtapen ka instinktin, ndërsa Oskar Piastrit i duhet një mrekulli. Në Abu Dabi pritet të jetë një finale me tension maksimal, ku një detaj mund të vendosë fatin e garës dhe të Botërorit 2025.

Related Posts

Dëshmi tronditëse në gjyqin për vdekjen e Maradonës: Nuk ngrihej nga shtrati. Nuk donte të hante, kishte hequr dorë
Sport

Dëshmi tronditëse në gjyqin për vdekjen e Maradonës: Nuk ngrihej nga shtrati. Nuk donte të hante, kishte hequr dorë

07/08/2026
Pritje e denjë për “faraon”, Trabzonspor prezanton Salah, Muçi i bën dhuratë numrin 10-të (VIDEO)

FOTO/ Rodri “tradhton” Real Madrid, i thotë “Po” Barçës, Laporta paraqet ofertën e parë zyrtare

CONFERENCE LEAGUE/ Drita shkëlqen në San Marino, Shkëndija e pafat, dorëzohet në fund (VIDEO)
Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Drita shkëlqen në San Marino, Shkëndija e pafat, dorëzohet në fund (VIDEO)

07/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vala e të nxehtit dhe rreziku nga temperturat e larta/ Shenjat që nuk duhen neglizhuar, si të shmangim lodhjen nga nxehtësia

Vala e të nxehtit dhe rreziku nga temperturat e larta/ Shenjat që nuk duhen neglizhuar, si të shmangim lodhjen nga nxehtësia

07/08/2026
Zjarret në Delvinë/ Devijohet përkohësisht trafiku në drejtim të Qafës së Muzinës

Shqipëria në flakë, 8 qarqet me rrezik të lartë për zjarre në fundjavë

07/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al