• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nuk është pak të mërzisësh njëkohësisht “Rilindjen” dhe “Foltoren”

16/12/2022
Nuk është pak të mërzisësh njëkohësisht “Rilindjen” dhe “Foltoren”

Nga Astrit Patozi

Kisha menduar ndoshta gabimisht se reforma në drejtësi ishte vetëm një kujtim i largët, pasi e konsideroja atë të vdekur, pasi çakejtë kryesorë të politikës e kishin sulmuar, ndukur, pickuar dhe çjerrë gjatë gjithë kohës, madje edhe përpara se ajo të lindte.

Dhe gati isha bindur se ia kishin dalë në misionin dhe vendosmërinë e tyre për ta vrarë shpresën e vetme për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë kronike në këtë vend, ku abuzimi me pushtetin është kthyer në kult prej më shumë se tre dekadash.

Sot ka një sinjal të zbehtë se ajo mbase është gjallë dhe ky nuk do të ishte lajm i keq. Mënyra se si po reagohet për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK-ut dhe sidomos vëmendja e lartë e “të fortëve” të politikës për të gjithë procesin më bën të mendoj se ende ka ndonjë shpresë të vakët se diçka mund të ndryshojë në të ardhmen.

Personalisht nuk më thonë asgjë emrat e kandidatëve për kreun e SPAK-ut, sepse nuk më ka lidhur gjë ndonjëherë me ta, ndërkohë që raportet e tyre me publikun nuk është se i bëjnë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Ndaj nuk e lidh fare me fituesin e garës idenë se mbase nuk janë fikur të gjithë qirinjtë e besimit se një ditë drejtësia mund të funksionojë edhe në këtë vend. Sado e ndrojtur dhe e frustruar nga presioni politik që të jetë.

Ajo që bën më shumë sot përshtypje është fakti që dy skajet fundore të politikës në Tiranë ndjehen njësoj të shqetësuara me të rejat e fundit nga fronti i SPAK-ut.

“Rilindja” pak më e përmbajtur, por qartazi e mërzitur dhe e sfiduar, ndërsa “Foltorja” më e sinqertë dhe më e drejtpërdrejtë në agresivitetin e saj, ndoshta ngaqë nuk i lipset shumë diplomacia, ngaqë nuk ka se çfarë të humbasë.

Mjafton edhe kaq për ta konsideruar si një hap të vogël në drejtimin e duhur edhe sikur asgjë fare të mos sjellë në të ardhmen kjo rokadë në kupolën e SPAK-ut.

Nuk është pak edhe fakti që u ka prishur gjumin qoftë edhe vetëm për një ditë të vetme të gjithë atyre, të cilët janë përgjegjës për të gjitha gjëmat, që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë këtyre 32 vjetëve.

Related Posts

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës
Blog

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

21/06/2026
Aksidenti me 4 të vdekur në Tepelenë, reagon Taulant Balla
Lajme

‘Rinia e Epirit të Veriut’ : Regjimi i Ramës kolapsoi! Reagon Balla: Qeverinë e Shqipërisë e vendosin vetëm shqiptarët

21/06/2026
‘Grupe serbe e greke që punojnë kundër Shqipërisë’/ Reagon Rama: Avash-avash të gjithë do dalin! Flamingot do habiten si ranë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme
Kryesore

‘Grupe serbe e greke që punojnë kundër Shqipërisë’/ Reagon Rama: Avash-avash të gjithë do dalin! Flamingot do habiten si ranë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme

21/06/2026
E djeshmja nuk është më!
Kryesore

Ditmir Bushati: Protestuesit nuk janë nxitur nga Irani dhe as nga algoritmi. Janë shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë

21/06/2026
Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë
Kryesore

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

21/06/2026
Kryesore

Deputeti i Vlorës: Qeverinë tonë dimë ta kritikojmë edhe vetë. Unë zgjedh Shqipërinë e fortë, jo revolucionin

21/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

“Shqipëria e Re” e protestës dhe “Shqipëria e Re” e Elisës

21/06/2026
Aksidenti me 4 të vdekur në Tepelenë, reagon Taulant Balla

‘Rinia e Epirit të Veriut’ : Regjimi i Ramës kolapsoi! Reagon Balla: Qeverinë e Shqipërisë e vendosin vetëm shqiptarët

21/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al