• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Numri dy i diplomacisë greke në Bularat: Helenizmi është një dhe i pandarë, Turqia një fqinj arrogant

28/10/2020
Numri dy i diplomacisë greke në Bularat: Helenizmi është një dhe i pandarë, Turqia një fqinj arrogant

Në Bularat të Gjirokastrës ishte sot i pranishëm zv/ministri i Jashtëm i Greqisë, i cili mbajti një fjalim me rastin e festës kombëtare të Greqisë. Në fjalën e tij, Kostas Vllasis garantoi komunitetin grek në Shqipëri se asnjëherë nuk do të jenë vetëm. Ai tha se qeveria e kryeministrit Mitsotakis është dhe do të jetë pranë tyre.

“Jam sot këtu t’ju përcjell dashurinë e pakufizuar dhe mbështetjen e shtetit grek. Nuk jeni vetëm. Nuk do të jeni kurrë vetëm”.

“Grekët kudo që janë kanë vëmendjen e tyre të kthyer tek ju. Helenizmi është një dhe i pandarë”, tha ai.

“Këtu dhe shumë shekuj populli ynë ka mësuar të luftojë për ruajtën e identitetit, të gjuhës, të besimit Ortodoks dhe të traditave të tij. Për të gjitha këto që na bëjnë Grekë. Të jeni të bindur se qeveria greke dhe Kryeministri Mitsotakis ishin dhe dot ë jenë pranë jush”, – tha Vllasis.

Numri dy i diplomacisë greke kishte edhe një mesazh kishte edhe për Turqinë, për të cilën tha se ka zgjedhur rrugën e kundravajtjes ndërkombëtare. Sipas tij, Turqia është bërë faktor destabilues.

“Është edhe përballimi i përditshëm i qëndrimit provokues, pothuajse armiqësor do të thoja, të një fqinji arrogant, Turqisë. Turqia ka zgjedhur të kalojë në rrugën e kundravajtjes ndërkombëtare, në rrugën e kërcënimeve dhe shantazheve.

Është shndërruar në një faktor i përhershëm tensionesh dhe destabilizimi i fqinjësisë sonë dhe më gjerë. Një shkaktar i vërtetë trazirash ndërkombëtare”, – u shpreh zv/ministri grek.

Ai kreu homazhe tek varrezat e ushtarëve grekë në jug të vendit tonë, si dhe te familja e Kasifas, i cili u vra dy vite më parë.

Related Posts

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar
Kryesore

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar

18/05/2026
Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Miqësorja e dytë, kampionët e Shqipërisë zbresin sot në fushë kundër bullgarëve të CSKA 1948

Egnatia tremb rivalët, rikthehet favorite për titull. Përvoja e skuadrës së Dedes bën diferencën tani

19/05/2026
“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren

Tirana, më e fortë jashtë “Selman Stërmasit”. 28 përqind e golave u shënuan në 15 minutat e para

19/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al