• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

11/08/2026
Objekt 5 kate pa leje në Himarë, arrestohen dy policë, në kërkim dy të tjerë (Emrat)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka vijuar hetimet për dokumentimin e përgjegjësive të punonjësve të Policisë së Shtetit të përfshirë në rastin e ndërtimit të një objekti 5-katësh pa leje në Himarë, i cili u shemb nga IKMT.

Pas ngjarjes, Policia e Shtetit kreu veprimet e para procedurale dhe arrestoi në flagrancë poseduesin e objektit.

Nga hetimet e AMP-së rezulton se në këtë rast është përfshirë zinxhiri komandues i strukturave policore të Komisariatit të Policisë Himarë. Konkretisht, katër punonjës të Policisë së Shtetit po procedohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Të ndaluarit janë të arrestuar – Emiljano Prenga, me detyrë Shef i Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Divjakë, më parë Shef i Krimeve në Volum në Komisariatin e Policisë Himarë dhe Klodian Petani, me detyrë Specialist i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, më parë Specialist i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, i ndaluar.

Në kërkim Ferit Merkaj me detyrë Shef i Seksionit të Trafiqeve në DVP Vlorë, më parë Shef i Komisariatit të Policisë Himarë dhe Redin Caushaj me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Himarë.

Sipas AMP-së, në vijim të veprimeve procedurale, dy prej punonjësve të shpallur fillimisht në kërkim janë paraqitur dhe janë ndaluar me iniciativë. Ndërkohë, dy punonjësit e tjerë nuk janë gjetur në banesat e tyre dhe, pavarësisht njoftimeve, nuk janë paraqitur pranë strukturave përkatëse.

Për këta dy punonjës janë kryer procedurat për shpalljen e tyre në kërkim.

Related Posts

Restaurohet Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dropull
Lajme

Restaurohet Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dropull

02/10/2026
Ndezi zjarr në Memaliaj, arrestohet 76-vjeçari në Memaliaj
Kryesore

Ndezi zjarr në Memaliaj, arrestohet 76-vjeçari në Memaliaj

01/10/2026
Kompani “Fled” shpk fitoi tender për të tharë liqenin në Lushnje, shkaktoi masakër të pariparueshme mjedisore
Kryesore

Kompani “Fled” shpk fitoi tender për të tharë liqenin në Lushnje, shkaktoi masakër të pariparueshme mjedisore

01/10/2026
Të pathënat e mafies shqiptare në burgjet greke, kush janë të “fortët” që bëjnë ligjin në Korydalo
Kryesore

Përleshje në burgun grek, 6 persona të lënduar, mes tyre edhe shqiptarë

01/10/2026
Arrestimi i shefes së SHISH, Presidenca pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Hetimet të jenë të pavarura, çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit
Kryesore

Bledi Çuçi: Këshilli i Sigurisë Kombëtare do të mblidhet sërish pas auditimit të SHISH!

01/10/2026
“Gërshëra” në DASH/ Nis largimi i mbi 1300 diplomatëve dhe zyrtarëve sipas planit të Presidentit Trump
Kryesore

Raporti i DASH për Shqipërinë: Korrupsioni, emigracioni dhe pasuritë e paligjshme mbeten sfida

01/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA Nations League/ Njoftim i rëndësishëm për tifozët shqiptarë në Helsinki për ndeshjen Finlandë – Shqipëri – Balkanweb.com – News24

UEFA Nations League/ Njoftim i rëndësishëm për tifozët shqiptarë në Helsinki për ndeshjen Finlandë – Shqipëri – Balkanweb.com – News24

02/10/2026
Buzëqesh Chivu, ndaj Parmës të gatshëm do të jenë Çalhanoglu dhe Spence

Buzëqesh Chivu, ndaj Parmës të gatshëm do të jenë Çalhanoglu dhe Spence

02/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al