• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

OBSH: Covid merr një jetë në çdo 17 sekonda në Evropë

19/11/2020
Paralajmërimi i OBSH për efektet afatgjata të pandemisë së Covid 19

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Dr. Hans Kluge, tha se Evropa dhe SHBA-ja vazhdojnë të jenë epiqendra e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe se në kontinentin evropian virusi merr jetën e një personi në çdo 17 sekonda. Në një konferencë për shtyp nëpërmjet videokonferencës, Kluge tha se 28 për qind e të gjitha rasteve me COVID-19 janë shënuar në kontinentin e Evropës.
Sistemet shëndetësore të vendeve janë mbingarkuar për shkak të pandemisë, njoftoi Kluge, duke nënvizuar që nuk do të jetë e nevojshme mbyllja në rast se rritet në 95 për qind përdorimi i maskës i cili aktualisht në Evropë është ende 60 për qind.
Më tej Kluge tha se njësitë e kujdesit intensiv në Francë janë mbushur 95 për qind, ndërsa në Zvicër janë mbushur plotësisht.
“Vaksinat nuk do të mund të ndalojnë plotësisht COVID-19”
Pasi tërhoqi vëmendjen se faza e fundit e arritur në punimet e vaksinës në botë janë shpresuese, Kluge tha: “Kemi marrë lajme të mira, veçanërisht në ditët e fundit me dy vaksina që premtojnë shpresë. Vaksinat nuk do të mund të ndalojnë plotësisht COVID-19 dhe pavarësisht se nuk do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve tona, ato përfaqësojnë një shpresë të madhe në luftën kundër këtij virusi”.
Më tej Kluge shtoi se në mënyrë që vaksinat të jenë të suksesshme, ato duhet të shpërndahen në mënyrë të barabartë në të gjitha vendet.
Kluge ndau informacionin se vaksina “Sputnik V” e zhvilluar nga Rusia ka filluar të dërgohet në disa vende, përfshirë edhe Hungarinë, dhe se vendimin e fundit në çështjen e vaksinave e japin autoritetet rregullatore për vaksinat dhe ilaçet të vendeve.
“Në Evropë çdo ditë nga COVID-19 humbin jetën mesatarisht 4.500 persona”
Kluge tha se Evropa dhe SHBA-ja vazhdojnë të jenë epiqendra e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe se 26 për qind e vdekjeve në gjithë botën për shkak të virusit ndodhin në Evropë.
“Në dy javët e fundit vdekjet nga COVID-19 janë rritur me 18 për qind. Javën e kaluar për shkak të COVID-19 në Evropë humbën jetën mbi 29 mijë persona. Pra, në rajonin evropian humb jetën një person në çdo 17 sekonda”, theksoi Kluge.
Gjatë ditëve të fundit në Evropë humbin jetën mesatarisht 4.500 persona dhe se me më shumë përpjekje këto shifra mund të ulen, njoftoi Kluge.
Kluge vuri theksin se nga 2 milionë, numri i rasteve me COVID-19 ra në 1,8 milion javën e kaluar pasi vendet në Evropë rivendosën në zbatim masat për karantinë të pjesshme ose të plotë.
“Ky është një sinjal i vogël, por prap ai është një sinjal”, vlerësoi më tej Kluge.
Duke rikujtuar se në Evropë qindra miliona njerëz jetojnë ende nën kufizime të ndryshme, Kluge theksoi se si rezultat i kësaj janë shfaqur efekte anësore të tilla si rritje e problemeve të shëndetit mendor, rritje e varësisë nga alkooli dhe substancat, dhuna me bazë gjinore, humbja e punës dhe ndërprerje e shërbimeve themelore të shëndetit.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Iu hoq non-grata nga SHBA, Berisha falënderon administratën Trump

Berisha thirrje mbështetësve të PD: Nesër të gjithë në protestë!

30/10/2026
Çmimi i naftës në rajon, Shqipëria më e shtrenjta (Krahasimi)

Nafta dhe benzina me tjetër çmim, ja sa do të paguajnë shoferët nga sot

30/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al