Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin për të deklaruar pasurinë e e tij, Endrik Llukës nga Gjirokastra. Ky i fundit është i dënuar nga gjykata për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Kush është Endrik Lluka?
Lluka është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai është arrestuar nga policia më 12 dhjetor të 2019, pasi akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij, Dorian Lluka dhe plagosjen e të vëllait. Ngjarja e rëndë ndodhi për një borxh prej 500 mijë lekësh.
Ngjarja: Më 23 mars të 2016-ës, në kthesën e fshatit “Andon Poçi”, u vra me armë zjarri Dorian Lluka, 29 vjeç dhe ngeli i plagosur i vëllai i tij Birbil Lluka. Autori i ngjarjes ishte Enrik Lluka. Sherri mes kushërinjve erdhi pasi viktima i kërkonte autorit një sasi parash që pretendonte se ai ia kishte borxh. Pas debateve verbale, konflikti ka degraduar në sherr fizik. Pasi Lluka dhe i vëllai i kërkuan paratë, autori u zu me ta. Më pas ai shkoi në banesë dhe iu zuri rrugën të rinjve, ku vrau edhe Dorjan Llukën. Gjatë momentit të arrestimit të riut policia i gjeti në banesë snajper e minucione luftarake. Ndërkohë u arrrestua edhe babai tij, Bexhet Lluka për armëmbajtje pa leje.