• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

OSHEE Gjirokastër pa drejtor, banorët e fshatit Valare protestojnë se s’kanë drita

18/01/2018
OSHEE Gjirokastër pa drejtor, banorët e fshatit Valare protestojnë se s’kanë drita

Banorët e fshati Valare kanë dalë në protestë për shkak të mungesës së energjisë elektrike që prej disa ditësh.  Ata thonë se e paguajnë rregullisht faturat e energjisë dhe nuk ka arsye pse të ndërpriten disa herë në ditë duke shkaktuar probleme për banorët e fshatit.

“Sot e kanë ndërprerë energjinë elektrike 20 herë, ndërkohë që jemi të rregullt me pagesat, ne kërkojmë të merren masa, nuk dimë ku të gjejmë të drejtën tonë, kemi disa ditë që protestojmë,” tha një banor i fshatit Valare.

“Punonjësit e nënstacionit nuk na japin zgjidhje thonë se varen nga Fieri ndërsa ne duam zgjidhje të këtij problemi sa më para, jemi pa energji elektrike edhe tani që jemi duke folur bashkë, i sjellin pak minuta dhe i heqin, janë djegur pajisjet elektro-shtëpiake, askush nuk do t’ia di për ne,” u shpreh një tjetër baror për Report Tv.

“Ne jemi shumë të rregullt si qytetarë për sa i përket pagesave, defekti krijohet te ish-fusha e aviacionit. Do të bllokojmë rrugën nacionale Tepelenë-Gjirokastër deri sa të jepet zgjidhje problemit tonë,” tha Vladimir Proko kryeplak i fshatit Valare.

Banorët e fshatit Valare janë shprehur se ndërprerja e herë pas hershme e energjisë elektrike, i ka lënë në errësirë për disa ditë, madje u ka shkaktuar dëme për pajisjet elektro-shtëpiake. Ata kërkojnë të zgjidhet problemi sepse janë pagues të rregullt të energjisë elektrike. Aktualisht njësia e OSHEE për Gjirokastrën është pa drejtues, pas dorëheqjes së Andi Shkurtës disa ditë më parë. 

Related Posts

Shpërthimi me tritol në Memaliaj, flet pronari i banesës: Nuk kam konflikte me askënd (VIDEO)
Kryesore

Shpërthimi me tritol në Memaliaj, flet pronari i banesës: Nuk kam konflikte me askënd (VIDEO)

06/04/2026
Bankers si bankë e zezë për njerëzit e pushtetit për 20 vite rresht
Kryesore

“Prokuroria i ka duart e lidhura me Bankers”, gazetarja jep detaje çfarë po ndodh: Thelbi i këtij hetimi janë paratë që janë vjedhur

06/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Policia apel qytetarëve: Kujdes nga këto SMS, janë mashtrime! Mos jepni të dhëna bankare

06/04/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Kriza e çmimit, Greqia nis sot skemën e subvencionimit për naftën

06/04/2026
Nesër Vlora pa ujë, zbulohet shkaku
Kryesore

Nesër Vlora pa ujë, zbulohet shkaku

06/04/2026
Bëni gati paratë, tuneli i Llogarasë nuk do të jetë më falas
Kryesore

Bëni gati paratë, tuneli i Llogarasë nuk do të jetë më falas

06/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Foto/ Yjet e “Charlie’s Angels” ribashkohen për 50-vjetorin e serialit

Foto/ Yjet e “Charlie’s Angels” ribashkohen për 50-vjetorin e serialit

07/04/2026
Mungesa dhe pezullime, Flick me “dhimbje koke”, Atletico sfidon katalanasit

Mungesa dhe pezullime, Flick me “dhimbje koke”, Atletico sfidon katalanasit

07/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al