• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Pa lista të hapura s’kalon asgjë në Parlament”, Ralf Gjoni thirrje për opozitën

07/06/2020
“Pa lista të hapura s’kalon asgjë në Parlament”, Ralf Gjoni thirrje për opozitën

Reforma Zgjedhore duket se do të kalojë edhe një sprovë tjetër, atë të votimit në Parlament. Deputetët e opozitës parlamentare janë shprehur kundër votimit të kësaj Reforme në Parlament, pasi nuk janë përmbushur kushti kryesot që ata kishin, sistem i ri zgjedhor me lista të hapura.

Disa nga deputetët e opozitës parlamentare ditën e djeshme kanë qenë edhe në një takim me ambasadoren amerikane Yuri Kim, por në përfundim të këtij takimi qëndrimi i tyre ka qenë i njëjtë: nuk ka votë pro kësaj Reforme.

Ndërkohë një nga deputetët më aktivë të opozitës parlamentare, Ralf Gjoni, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka thënë se pa listat e hapura në Parlament nuk do të kalojë asgjë, duke bërë thirrje që deputetët e opozitës të mos dalin kundër këtij qëndrimi.

Ndërkohë ai ka publikuar edhe një video nga fjalimi i tij në Kuvend, ku i bën thirrje opozitës parlamentare të mos përçahen dhe të mos bëhen pjesë e pazareve.

Statusi i plotë i Gjonit:

PA LISTAT E HAPURA NUK KALON ASGJË NË PARLAMENT. BETEJA VAZHDON!

Që të kuptohemi qartë, duhen disa pika mbi i:

Do bëja gjithçka për integrimin evropian të Shqipërisë, por kurrë nuk do punoja kundër interesave të popullit tim. KURRË!

Pa lirinë e votës, nuk ka demokraci. Pa demokraci, nuk ka asnjë shans të ketë drejtësi!

Teksti i shitur mbrëmë si çelësi i ‘integrimit’ nuk ka asnjë lidhje me reformën zgjedhore që prisnin shqiptarët dhe me asnjë ‘standart evropian’ në anglisht, italisht apo frengjisht qoftë.

Ajo është një marrëveshje e turpshme pazari që rehabiliton Luli Bashën, siguron mandatin e tretë të Edi Ramës dhe kthen kasetën prapa, tek fillimi i këngës.

Ajo marrëveshje nuk ofron shpresë, por shton dëshpërimin e shqiptarëve, të cilët me të drejtë duan të largohen nga vendi.

Marrëveshja Basha-Rama nuk siguron votën e lirë e të barabartë, por e lë sistemin pre të manipulimeve zgjedhore.

Teksti nuk e përmend fare votën e diasporës, që ne e kemi kusht në parlament.

Ranë dakort që të mos ndryshohet sistemi dhe të mos hapen listat. Pra, këta e thonë hapur se duan të emërojnë deputetët e parlamentit të ardhshëm pa garë, pa rregulla demokratike e pa asnjë debat.

Si përfundim partitë e vërteta ‘opozitare’ kërkuan që militantët partiakë të vazhdojnë numërimin e votave dhe të sigurojnë tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve shqiptarë.

Këta e pranuan hapur mbrëmë, se gjithë kjo nuk ishte krizë demokracie, por thjesht dëshirë për një tender gishtash.

Si e tillë, kjo është një marrëveshje thellësisht anti-kombëtare e cila nuk i shërben interesave euro-atlantike të Shqipërisë.

Nëse kjo kalon në parlament, vendi ynë do bëhet gjithnjë e më i thyeshëm ndaj interesave malinje të aktorëve lindorë, islamikë e anti-perëndimorë, sepse ata që kanë tru do largohen prej korrupsionit gjithnjë e më masivisht.

NDAJ, ne na takon t’a presim penalltinë e Lulit dhe t’ia gjuajmë topin mbrapsht me forcë, drejt e në fytyrat e Ramës dhe Bashës & Co.

Duhet që shqiptarët e pastër e të pavarur t’a dënojnë këtë paturpësi të pashembullt, ndërkohë që ne do bëjmë maksimumin tonë në parlament për t’a bllokuar.

Dhe për të gjithë ata që mund të kenë dyshime, patjetër që vota ime do të jetë kundër çdo ndryshimi në kodin zgjedhor që nuk adreson hallkat kyçe të sistemit zgjedhor.

Vetëm kështu mund ti afrohemi Bashkimit Evropian, dhe sinqerisht shpresoj që negociatat të hapen sa më shpejt për të mirën e shqiptarëve.

Related Posts

Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026
Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje
Kryesore

Aksident, makina përfundon në kanal, nuk gjendet asnjë person në vendngjarje

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kroacia/ Lista e Botërorit, mes risive dhe konfirmimeve

Kroacia/ Lista e Botërorit, mes risive dhe konfirmimeve

18/05/2026
Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF zhvillon takim me drejtuesit e klubeve & akademive për sezonin futbollistik 2026/2027

Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF zhvillon takim me drejtuesit e klubeve & akademive për sezonin futbollistik 2026/2027

18/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al