Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. D., 71 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ka goditur me automjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, një automjet të parkuar në anë të rrugës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.