• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pala greke në Kakavijë njeh vetëm testet e Covid në laboratoret private (VIDEO)

06/01/2021
Situatë e qetë në Kakavijë, emigrantët nga Greqia nuk lëvizin për festa

Gati 2500 qytetarë kanë qarkulluar në të dy anët e kufirit me Greqinë, në Kakavije që prej fillimit të këtij viti. Megjithëse fluksi është i papërfillshëm në raport me një vit më parë ku për festa u përpunuan gati 70 mijë vetë këtë vit protokolli i masave për Covid 19 ishte në qendër të procedurave nga të dy palët. Ekipet shëndetësore të vendosura në Kakavi po këshillojnë qytetarët në hyrje që të marrin kontakt me mjekun e familjes pavarësisht nëse kanë ose jo simptoma ndërsa pala greke po kryen ritestime për të gjitha rastet.

Vlen të theksohet se pala greke është duke pranuar vetëm rezultatet e testeve të kryera në laboratorë privatë çka do të thotë se ato testime që mbajnë vulën e ISHP nuk janë të pranuara. Mesa duket pala greke nuk dëshiron të marrë përsipër të rrezikojë prej faktit se ata që kryejnë tampon pranë ISHP duhet të referohen prej mjekut të familjes pas shfaqjes së simptomave.

Ritestimet nga pala greke kanë konfirmuar disa qytetarë pozitivë pasi më parë kishin prezantuar një test Covid negativ.

Epidemiologët presin që efekti i një qarkullimi të shtuar të reflektohet në një shtim të lehtë të numrit të rasteve pas datës 15 Janar kohë që merr periudha që prej shfaqjes së simptomave deri në konfirmimin e rasteve për ata që mbërritën gjatë festave.

Njëkohësisht tërhiqet vëmendja për faktin se konfirmimet e rasteve pozitivë nga laboratorët privatë shoqërohen me të dhëna të mangëta që nuk mundësojnë ndjekjen e mëtejshme të rasteve apo referimin tek policia kur detyrohen të karantinohen.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative./ TCh

Related Posts

Kryesore

Grupi i vrasësve me pagesë, tre shqiptarë të arrestuar në Greqi

11/12/2025
Gazeta greke: Dhëndri i Trump do ta shndërrojë ishullin fantazmë shqiptar, në një projekt turistik miliarda dollarësh! Dashuria e Ivankës me Shqipërinë
Kryesore

Gazeta greke: Dhëndri i Trump do ta shndërrojë ishullin fantazmë shqiptar, në një projekt turistik miliarda dollarësh! Dashuria e Ivankës me Shqipërinë

11/12/2025
Nafta falas për fermerët, përfiton kush ka 1 hektar tokë të punuar
Kryesore

Fondet e IPARD/ BE kërkon nga Shqipëria të kthejë pas mbi 33 milionë euro

11/12/2025
Emërohet drejtuesi i ri Byrosë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

Emërohet drejtuesi i ri Byrosë Kombëtare të Hetimit

09/12/2025
E kaloi natën në karrige para Kryeministrisë, Adriatik Lapaj: Jam shkëndija që duhet t’i ndezë qytetarët (VIDEO)
Kryesore

E kaloi natën në karrige para Kryeministrisë, Adriatik Lapaj: Jam shkëndija që duhet t’i ndezë qytetarët (VIDEO)

09/12/2025
E rëndë/ 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale
Kryesore

E rëndë/ 57-vjeçarja ndërron jetë pas ndërhyrjes kirurgjikale

09/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Grupi i vrasësve me pagesë, tre shqiptarë të arrestuar në Greqi

11/12/2025
Gazeta greke: Dhëndri i Trump do ta shndërrojë ishullin fantazmë shqiptar, në një projekt turistik miliarda dollarësh! Dashuria e Ivankës me Shqipërinë

Gazeta greke: Dhëndri i Trump do ta shndërrojë ishullin fantazmë shqiptar, në një projekt turistik miliarda dollarësh! Dashuria e Ivankës me Shqipërinë

11/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al