• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pamje të rënda/ Aksidenti në Delvinë, dyshohet se makina mori flakë nga impianti i gazit (VIDEO)

11/08/2019
Pamje të rënda/ Aksidenti në Delvinë, dyshohet se makina mori flakë nga impianti i gazit (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Vllahat, ku një person është djegur brenda në makinë, ndërsa bashkëjetuesja e tij ka arritur që të shpëtojë, por ka pësuar djegie dhe ndodhet në spital. Viktima është Albert Caushi, ndërsa bashkëjetuesja e tij e plagosur është Merita Muja 44-vjeç.

Makina me të cilën çifti nga Fieri po udhëtonte nga Saranda në drejtim të Delvinës ka marrë flakë në lëvizje rreth orës 20:40 pranë vendit të quajtur “Karahaxh”. Kjo ka bërë që drejtuesi të humbte kontrollin duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një kanal.

Burri nuk ka arritur që të dalë nga makina duke u djegur, pasi dera e “Renault Mégane”-it u bllokua në momentin që përfundoi në kanal dhe Caushi e patur të pamundur që të dalë, ndërsa gruaja ka dalë dhe është dërguar në spital nga kalimtarët dhe drejtuesit e tjerë të makinave që kanë konstatuar ngjarjen.

Argjirolajm.net sjell pamjet ekskluzive të makinës që u shkrumbua nga flakët. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë impianti i gazit që ishte instaluar në makinën tip “Renault Mégane” që ka shpërthyer. Në vendin e ngjarjes shkuan dy zjarrfikëse nga Saranda dhe nga Delvina, por kur arritën makina ishte shkrumbuar bashkë me Albert Caushin brenda.

https://argjiroja.net/wp-content/uploads/2019/08/WhatsApp-Video-2019-08-11-at-09.11.03.mp4

Related Posts

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)
Kryesore

U fut me Jet Ski në zonën e pushuesve në Ksamil, gjobitet me 500 mijë lekë dhe i bllokohet mjeti (VIDEO)

30/08/2026
Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë
Kryesore

Aksident tragjik, makina përplas për vdekje 78-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

30/08/2026
Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)
Kryesore

Kumbaro hap arkivën: Gjirokastrën e kam parë të rrënohej para syve të mi. Me rilindjen urbane një ëndërr u kthye në realitet (VIDEO)

30/08/2026
Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)
Kryesore

Shtëpitë e Gjirokastrës në rrezik shembje “i merr shteti”, Gonxhja: Nuk do të lihen në mëshirë të fatit (VIDEO)

30/08/2026
E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari
Kryesore

E rëndë/ Masivi i dheut shembet gjatë hapjes së pusit, humb jetën 31-vjeçari

30/08/2026
Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë
Kryesore

Erjona Ismaili heq dorë nga bashkëdrejtimi i PS Vlorë

30/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Djalë i mbarë, nuk kam asgjë ndaj tij – Balkanweb.com – News24

Djalë i mbarë, nuk kam asgjë ndaj tij – Balkanweb.com – News24

31/08/2026
Debutimi në Serie A, Mitaj pret shansin me Genoan

Debutimi në Serie A, Mitaj pret shansin me Genoan

31/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al