• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pandemia më e madhe që po përhapet nuk është ajo e Covid-19

20/07/2021
Pandemia më e madhe që po përhapet nuk është ajo e Covid-19

Sëmundje kardio dhe cerebrovaskulare janë vrasës të fshehtë që mund të shfaqen edhe me pasoja ekstreme pa asnjë lloj paralajmërimi. Në dy vitet e fundit që kur u shfaq pandemia e Covid-19, pjesa më e madhe e vëmendjes shëndetësore është përqendruar në betejën e virusit.

Ndërsa të gjithë janë fokusuar tek pandemia e cila padyshim solli shumë shqetësime ka probleme të tera shëndetësore që duhen mbajtur nën kontroll. Ka të dhëna të frikshme se sëmundjet e zemrës janë shkaku i dytë në botë për vdekshmëri.

Parë nga ky këndvështrim, sëmundjet e zemrës marrin një rëndësi të veçantë, qoftë edhe kur bëhet fjalë për pandeminë. Njëjtë siç ndodhi me sëmundje të tjera, pandemia ndikoi edhe në kontrollet e trajtimet për këtë sëmundje duke i lënë pas dore.

Platforma “Meridiano Cardio” e Shtëpisë Evropiane Ambrosetti (një firmë këshilluese) solli në vëmendje këtë çështje shpesh të nënvlerësuar gjatë një takimi në OBSH për Sëmundjet Kardio dhe Cerebrovaskulare, duke sjellë të dhëna alarmante. Gjatë pandemisë së Covid-19, vdekshmëria nga sulmi në zemër u trefishua, duke shkuar në 17.3% në 2020 nga 4.1% që ka qenë në 2019.

Gjatë valës së parë 53% më pak pacientë u shtruan në spital për shkak të sëmundjeve të zemrës.
Kërkesa që vjen nga shumë vende të BE është ajo e një Plani Kombëtar Kardio dhe Cerebrovaskular që deri më tani ka munguar.

“Plani duhet të fillojë nga konteksti epidemiologjik dhe provat shkencore të viteve të fundit dhe duhet të jetë bazuar në dy pika themelore: parandalimi dhe inovacioni teknologjik dhe terapeutik,” thotë Rossana Boldi, eksperte e shërbimeve shëndetësore në Shtëpinë Europiane. Një pikë tjetër e rëndësishme është edhe gjinia.

“Sulmi në zemër shpesh është një nga shkaqet e para të vdekshmërisë tek gratë. Këto janë gjithashtu patologji të lidhura me moshën, kështu që është e qartë se në një shoqëri si e jona gjithnjë e më shumë drejt plakjes është progresive, ajo do të vazhdojë të rritet. Kjo është arsyeja pse atyre duhet t’i kushtohet vëmendje dhe vendosja e një diagnostikimi të hershëm dhe në kohë është thelbësore. “, tregon Daniela Bianco, kardiologë dhe kryetare e “Healtcare” ne Shtëpia Evropiane.

Ndikimi ekonomik.

Përveç numrave dhe vështirësive për t’iu afruar në mënyrë efektive këtij problemi shëndetësor, ndikimi ekonomik që kanë këto nuk duhet të nënvlerësohet.

“Këto sëmundje, sipas një vlerësimi të bërë disa kohë më parë, midis kostove direkte dhe indirekte kanë një ndikim prej 21 miliardë, përfshirë 16 të kostove shëndetësore direkte dhe 5 miliardë kosto indirekte të shëndetit. Padyshim që këta janë numra që duhen azhurnuar dhe në dritën e Covid-19 ata gjithashtu duhet të rillogariten, sepse shumë nga efektet e Covid janë gjithashtu kardiovaskulare, siç kemi parë tek pacientët që janë prekur nga virusi,” thotë Dr. Bianco.

Teknologjia është një nga zgjidhjet e mundshme.

“Aksesi në teknologji është një nga pengesat për të kapërcyer për shkak të vëmendjes që i kushtohet kostos së secilës teknologji të vetme, sesa përfitimit për rrugën drejt kujdesit”, shpjegoi Vito De Filippo i Komisionit të Çështjeve Sociale.

Prandaj është e nevojshme të promovohet një qasje më e madhe në terapitë dhe teknologjitë më inovative, të afta për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetës së pacientit dhe për të krijuar një vlerë më të madhe për sistemet shëndetësore. Kjo sepse teknologjitë inovative ose ilaçet, edhe nëse janë të shtrenjta, mund të çojnë në kursime për shpenzime të tjera.

Related Posts

Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Ndryshon ora në tetor! Pse po diskutohet heqja e saj? – Balkanweb.com – News24

12/09/2026
Zbulim i rrallë në Egjipt, shkretëtira fsheh dhëmbët e peshkaqenëve prehistorikë – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Zbulim i rrallë në Egjipt, shkretëtira fsheh dhëmbët e peshkaqenëve prehistorikë – Balkanweb.com – News24

01/09/2026
Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i ushqimit të shpejtë, njihuni me fshatin më të rreptë të Britanisë! Rregullat e çuditshme që vendosin për të jetuar atje – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Nga ngjyra e dyerve te ndalimi i ushqimit të shpejtë, njihuni me fshatin më të rreptë të Britanisë! Rregullat e çuditshme që vendosin për të jetuar atje – Balkanweb.com – News24

31/08/2026
Rekord i pazakontë! Foshnja shpallet artisti më i ri në botë nga Guinness – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Rekord i pazakontë! Foshnja shpallet artisti më i ri në botë nga Guinness – Balkanweb.com – News24

30/08/2026
Ndodh në Austri! Alpinisti gjen çantën e shpinës që humbi 60 vjet më parë gjatë shkrirjes së akullnajës – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Ndodh në Austri! Alpinisti gjen çantën e shpinës që humbi 60 vjet më parë gjatë shkrirjes së akullnajës – Balkanweb.com – News24

27/08/2026
Mikroplastikat dhe lidhjet me problemet në mëlçi/ Studimi i ri ngre shqetësime për ndikimin e polietilenit – Balkanweb.com – News24
Lifestyle

Mikroplastikat dhe lidhjet me problemet në mëlçi/ Studimi i ri ngre shqetësime për ndikimin e polietilenit – Balkanweb.com – News24

16/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues

Fenelina për t’u dukur “zyrtar”? Urdhri, masa ndaj policëve dhe zyrtarëve abuzues

14/09/2026

Ndryshon vettingu për policët, lëvizja nga detyra nuk do t’i shpëtojë më zyrtarët nga verifikimi

14/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al