• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Para dhe pas 4 vitesh në Gjirokastër, pika që bashkon Zamira Ramin me Flamur Bimen

16/07/2019
Para dhe pas 4 vitesh në Gjirokastër, pika që bashkon Zamira Ramin me Flamur Bimen

Një ditë më parë argjiroja.net raportoi lajmin se kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami, është kallëzuar në Prokurori për veprën penale ‘shpërdorim detyre’, lidhur me disa shpronësime gjatë punimeve restauruese në ‘Kodrën e Rilindasve’. Dosja e organit të akuzës ka shkuar në Gjykatën e Shkallës së Parë, e cila do të zhvillojë seancën e parë për këtë çështje më datë 25 korrik.

Gjyqtari që i ka rënë shorti është Pëllumb Vehbiu. Por nëse kthehemi katër vjet më parë, kujtojmë se po njësoj si Zamira Rami, për ‘shpërdorim detyre’ ishte kallëzuar edhe Flamur Bime. Në shkurt 2015, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, e çoi Bimen në Prokurori për çështjen e ndërtimit të një pallati 12 katësh në qendër të lagjes ’18 Shtatori’.

Asokohe IKMT kallëzoi po ashtu për ‘shpërdorim detyre’ edhe Kryeinspektorin dhe inspektorët e IKMT të Bashkisë Gjirokastër, Ilir Çumaku e Antoneta Çako. Nëse në rastin e Flamur Bimes ky kallëzim kishte gjithashtu edhe sfond politik për ta eleminuar nga ambicja e tij për një mandat të katërt dhe për ta vënë nën presion që të mbështeste kandidaturën e Zamira Ramit, për kryebashkiaken aktuale situata është krejt ndryshe.

Kemi akuzë të njëjtë si në rastin e Bimes, por kallëzim tjetër për tjetër. Bimen e kallëzoi IKMT me porosi politike, ndërsa Zamira Ramin e kanë kallëzuar banorë që nuk janë shpronësuar. E përbashkëta e tyre është thjesht se dy kryebashkiakët e fundit të  Gjirokastrës, Bime në 2015 dhe Zamira Rami në 2019, lënë zyrat për t’u përballur me akuzën ‘shpërdorim detyre’. Ata mund të ‘bashkohen’ edhe më tej nese Zamira Rami do të dalë pa ndëshkim nga akuza që i është ngritur. Gjykata vendosi për dosjen e Flamur Bimes. Gjykata do të vendosë edhe për dosjen e Zamira Ramit.

©argjiroja.net 

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al