• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Parakalimet ndezin debat: Rritet numri, por jo… spektakli

17/04/2026
Në Melburn nis epoka e re: Lamtumirë DRS, tani vjen sistemi aktiv aerodinamik

Pushimi i Formulës 1 deri në Çmimin e Madh të Majamit përfaqëson periudhën e parë (dhe të domosdoshme) të reflektimit për kategorinë më të lartë të automobilizmit, në lidhje me rregulloren e re që hyri në fuqi në vitin 2026 dhe që nuk po pëlqehet plotësisht.

Ankesat janë përqendruar në disa fusha të qarta: siguria (aksidenti i Bearman në Suzuka është në qendër të vëmendjes), menaxhimi dhe përdorimi i energjisë, si dhe vetë spektakli në pistë. Pilotët, protagonistët kryesorë, nuk janë të kënaqur me atë që shohin. Edhe tifozët po shfaqin pakënaqësi, siç tregojnë shifrat e audiencës. Por, gjithashtu ka edhe ka një element shumë të rëndësishëm që po ndez diskutimet: parakalimet.

Parakalimi është spektakli i këtij sporti, i adhuruar që kur ekziston Formula 1. “Nuk ka kthesë të pamundur, është vetëm çështje momenti”, thoshte legjenda Airton Senna. Edhe Fernando Alonso e shpjegonte si çështje guximi: “E dija që do të frenonte sepse është i martuar dhe ka dy fëmijë”, rrëfente për një nga manovrat e tij më të famshme ndaj Shumakerit në kthesën 130R në Suzuka. Megjithatë, mungesa e parakalimeve gjithmonë ka shkaktuar debat, duke sjellë edhe epoka si ajo e DRS apo KERS për t’i lehtësuar pilotët.

MË SHUMË PARAKALIME, MË SHUMË PROBLEME – Në Formulën 1 të re situata ka ndryshuar. Të dhënat tregojnë se ka më shumë parakalime, por perceptimi është ndryshe. Në Australi u regjistruan 125 parakalime krahasuar me 45 në vitin 2025, në Kinë 134 në sprint dhe 146 në garë (kundrejt 65 dhe 39 një vit më parë), ndërsa në Japoni u arritën 106, kur më parë ishin vetëm 28. Në teori këto statistika duhej të ishin një sukses, por as pilotët dhe as tifozët nuk e shohin kështu. Problemi kryesor qëndron sepse këto parakalime konsiderohen më shumë si të rastësishme.

“Parakalimet ndodhin pa dashje. Papritur e gjen veten me më shumë bateri se makina përpara. Ose e kalon, ose përplasesh me të”, tha Alonso në Japoni. “Nuk ka më kënaqësi, parakalon pa dashje. Thjesht shmang probleme, nuk ka më guxim apo zgjedhje linje. Gjithçka varet nga diferenca e baterisë”, shtoi spanjolli. Fjalët e tij u dukën profetike pas aksidentit të Bearman. Gjithashtu, këto manovra nuk lidhen më drejtpërdrejt me aftësinë e pilotit.

Një pjesë e madhe e performancës së makinave përcaktohet nga softueri, i cili vendos strategjinë, kur të kursehet energjia dhe kur të shfrytëzohet maksimumi. Piloti duket më shumë si pasagjer. Këtë e theksoi edhe Lando Norris: “Nuk doja ta kaloja Hamiltonin, ndodhi pa dashje. Mbeta pa bateri dhe e kalova, por nuk ishte zgjedhja ime. Nuk e kontrolloja dot. Pastaj më kaloi ai. Nuk është garë…”.

MBROJTJA E F1 – Këto deklarata e kanë kthyer parakalimin në një problem të dukshëm. Nga ana tjetër, drejtuesit e Formulës 1 përpiqen ta mbrojnë situatën. “Çfarë është artificiale? Një parakalim është parakalim”, deklaroi CEO Stefano Domenikali. “Njerëzit harrojnë shpejt, në vitet ’80 duhej të kursehej karburanti. Është pjesë e lojës” shtoi ai.

Italiani e krahason menaxhimin e energjisë me epoka të tjera të sportit, por pak prej tyre kanë krijuar kaq shumë polemika sa rregullorja e vitit 2026. Në thelb të debatit qëndron fakti se vendimet në pistë po merren gjithnjë e më shumë nga programet kompjuterike dhe jo nga pilotët. Kjo shoqërohet me pakënaqësinë e tifozëve dhe me një rregullore që nuk mund të ndryshohet brenda natës. Një problem i vërtetë dhe një dilemë e madhe për të ardhmen e sportit


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Luis Hasa ndërron skuadër, firmos me ekipin e
Sport

Luis Hasa ndërron skuadër, firmos me ekipin e

24/07/2026
“Alarm i kuq” para Polonisë, Manaj e nis titullar me Sivasspor, por zëvendësohet pas vetëm 7 minutash
Sport

Lider te skuadra turke, trajneri i Sivasporit: Sikur ta kishim Manajn vjet…

24/07/2026
Historia e Hungarisë në Formula 1, pista e Hamilton e “mallkuar” për Leclerc
Sport

Historia e Hungarisë në Formula 1, pista e Hamilton e “mallkuar” për Leclerc

24/07/2026
Kryendeshja e javës premton spektakël, Partizani sfidon Vllazninë në “Arenën e Demave”
Sport

Zyrtare, Partizani përforcohet në sulm

24/07/2026
E KRYER/ Italia firmos me një legjendë, ish-trajneri i Juventusit ulet në stolin e axurrëve
Sport

E KRYER/ Italia firmos me një legjendë, ish-trajneri i Juventusit ulet në stolin e axurrëve

24/07/2026
Tirana-Vllaznia, një “klasike” e mbushur me rivalitet
Sport

AXHENDA/ Klubi njofton ndryshimin, Tirana përballet me klubin e Superligës turke

24/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Luis Hasa ndërron skuadër, firmos me ekipin e

Luis Hasa ndërron skuadër, firmos me ekipin e

24/07/2026
“Alarm i kuq” para Polonisë, Manaj e nis titullar me Sivasspor, por zëvendësohet pas vetëm 7 minutash

Lider te skuadra turke, trajneri i Sivasporit: Sikur ta kishim Manajn vjet…

24/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al