“Kur na vjen hasmi te dera, na këndojnë pushkët në kulla”. Kjo është fraza që përdori Presidenti Ilir Meta gjatë intervistës së tij për “Tempora”. Meta u shpreh se shqiptarët janë një popull i urtë dhe i drejtë por kur ndjen rrezikun dinë të përgjigjen. Meta, shtoi se përpara kemi dy rrugë; ose me me demokracinë, ose me djalin e Kristaqit, i cili sipas tij, ka firmosur për varjen e një poeti kur bota po hapej.
Ilir Meta: Nuk jemi ne një popull që sikurse thotë ai vagabondi se popullit tonë nuk i ngrehet. Ne jemi popull i urtë dhe i duruar por kur na bie hasmi tek dera na këndojnë pushkët në kulla. Presidenti do të jetë në krye të popullit. O me demokracinë ose me djalin e Kristaq Ramës. Se thotë se babai ishte në anën e drejtë të historisë, por ai ka firmosur për të varur një poet në vitin ’88 kur po hapej bota. Ky babain nuk e ka pasur partizan. Rama provokon rendin demokratik dhe duhet të mbajë përgjegjësi. Ose mbahet marrëveshje e 5 qershorit ose ka referendum. Nuk ka as liderë dhe as ndërkombëtarë që e çmendën popullin, por do të ketë epokë referendumesh për prekjen e kushtetutës.