• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Paralajmërimi i Ramës për burrat që punojnë në bashkitë e opozitës (mes tyre edhe Gjirokastra): Harrojeni punën në shtet për gjithë jetën

22/06/2019
Paralajmërimi i Ramës për burrat që punojnë në bashkitë e opozitës (mes tyre edhe Gjirokastra): Harrojeni punën në shtet për gjithë jetën

Kryeministri, Edi Rama, ka paralajmëruar nga Konispoli të gjithë punonjësit burra të administratës së bashkive të djathta se nuk do të shohin më punë në shtet nëse janë përfshirë apo përfshihen në krime zgjedhore.

Rama iu referua këtu dënimit që parashikon ligji për dekriminalizimin i miratuar edhe me votat e demokratëve, por që shtoi se nga 10 vjet do ta bëjnë për gjithë jetën.

Por nuk pati këtë ton për gratë dhe vajzat demokrate në administratë, ku tha se asnjërës prej tyre nuk do i cënohet vendi i punës.

Rama: Unë dua tu them sot që në të gjitha bashkitë ku drejtojnë demokratët dhe ku në 30 qershor për shkak se demokratët janë larguar do të hyjnë drejtuesit socialistë, asnjë grua dhe asnjë vajzë nuk do të lëvizet nga puna. Ndërsa të gjithë ata burra që kanë ngatërruar detyrën me shërbimet qorre ata po do të duhet të kenë shumë frikë. Dhe ata nuk duhet të kenë frikë se do të ikin nga puna, ata duhet të kenë frikë se duke shkelur ligjin nuk do të mundet të futen më kurrë në administratën publike. Le ta lexojnë ligjin e dekriminalizimit që e kemi votuar së bashku me PD.

Çdo krim zgjedhor dënohet 10 vjet me mospjesëmarrje në asnjë lloj aktiviteti shtetëror dhe nuk futesh dot në punë në shtet po bërë krim elektoral. 20 vjet do ta bëjmë që të mos e shohësh më derën e shtetit, madje për gjithë jetën. A ja vlen të humbësh mundësinë të punosh në shtet për gjithë jetën duke i shërbyer ëndrrave të filxhanit të Monika Kryemadhit? Ti shërbesh disa venturierëve që ëndërrojnë të shohin Shqipërinë në flakë.

Në fjalën e tij, Rama akuzoi presidentin Meta, ish-kryeministrin Berisha dhe drejtuesit e opozitës Basha e Kryemadhi se po mbajnë peng negociatat nga frika e reformës në drejtësi.

Rama: Sado i fortë të jesh jep llogari para drejtësisë nëse ke bërë zollume, këto janë negociatat. Imagjinoni ta pranojnë me vullnetin e tyre të lirë katërshja që po bën gjithë këtë gjurulldi, Saliu, Iliri,Luli, fallxhorja. Si mund ta pranojnë këta këtë rrugë të cjapit për te kasapi pa bërë çfarë të munden për ta penguar dhe hedhur në erë fare. Por asgjë nuk do të hedhin në erë për arsyen e thjeshtë se nuk kanë popull mbrapa.

Related Posts

Zbulohet thertore e paligjshme në Përmet, arrestohet pronari i banesës, nën hetim dy veterinerë
Kryesore

Zbulohet thertore e paligjshme në Përmet, arrestohet pronari i banesës, nën hetim dy veterinerë

17/07/2026
IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi
Kryesore

IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

17/07/2026
Nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, ndërron jetë 7-vjeçarja e aksidentuar
Kryesore

Nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, ndërron jetë 7-vjeçarja e aksidentuar

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Këshilltari i PS: Qytetarët nuk ngriheshin më përpara sepse qeveria s’të dëgjonte. Sot shteti është në nivel më demokratik
Kryesore

Këshilltari i PS: Qytetarët nuk ngriheshin më përpara sepse qeveria s’të dëgjonte. Sot shteti është në nivel më demokratik

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zbulohet thertore e paligjshme në Përmet, arrestohet pronari i banesës, nën hetim dy veterinerë

Zbulohet thertore e paligjshme në Përmet, arrestohet pronari i banesës, nën hetim dy veterinerë

17/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al