• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Paralajmërohet rritje e çmimit të bukës

29/04/2018
Paralajmërohet rritje e çmimit të bukës

Furrat e bukës që furnizohen në tensionin e ulët kanë një çmim energjie të reduktuar prej 7,6 lekësh për kilovat/orë. Ky çmim është vendosur nga Enti Rregullator i Energjisë. Por, sipas shoqatës së prodhuesve të bukës OSHEE nuk i fut të gjitha furrat në këtë kategori. Nëse në mjediset e punës të furrave gjendet pajisje frigoriferike, atëherë subjektet përfshihen në kontratat e biznesit normal me një çmim energjie prej 14 lekësh për kilovat orë sa dyfishi i tarifës që është për furrat e bukës. Bizneset në Elbasan thonë tarifa e lartë do të ndikojë të çmimi i bukës.
Furrat e bukës, pastiçeritë e byrektoret kërkojnë ulje të çmimit të energjisë elektrike.

Për shkak të përdorimit të njësive frigoriferike për disa shërbime të tjera, prodhuesit e bukës janë penalizuar nga tarifa e reduktuar e energjisë elektrike prej 7.6 lekë/kë. Kjo ka bërë që prodhuesit të paralajmërojnë rritje të çmimit.

“Duke u rritur energjia elektrike do të rriten edhe çmimet e produkteve që ne shesim”, shprehet pronarja e një furre buke.

Por në Durrës çmimi i diferencuar i energjisë për furrat dhe pastiçeritë ka dhënë efekte.

Nën një presion fiskal në rritje nga qeveria dhe pushteti vendor, byrektoret, furrat e tregtimit të bukës dhe ëmbëlsirave kërkojnë subvencionim nga shteti për çmimin e energjisë elektrike. Në të kundërt paralajmërojnë rritje të çmimit të produkteve të tyre.

Një zonjë prej vitesh prodhon e tregton byrekë në Durrës. Me përkushtimin për punën dhe biznesin e vogël me të cilin mban familjen thotë se çmimi i energjisë elektrike është i lartë dhe se byrektoret duhet të përfshihen në fashën e çmimit të reduktuar të energjisë elektrike.

“Pse duhet të ndahemi kur në prodhimin e bukës futemi edhe ne që prodhojmë byrek sepse janë prodhime brumi”.

Shoqata i është drejtuar edhe ministrit të Energjisë, Damian Gjiknuri ku i propozohet që për furrat e tregtimit të bukës, ëmbëlsirave dhe byrektoreve, të aplikohet një tarifë prej 8,2 lekë/kwh.

Related Posts

Aplikimet për vizë shqiptare, MEPJ: Është konstatuar një faqe false, thirrje qytetarëve të shmangin abuzimet
Kryesore

Aplikimet për vizë shqiptare, MEPJ: Është konstatuar një faqe false, thirrje qytetarëve të shmangin abuzimet

05/04/2026
Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…
Blog

Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…

05/04/2026
Aksident i rëndë, humb jetën 35-vjeçari me motoçikletë
Kryesore

Aksident i rëndë, humb jetën 35-vjeçari me motoçikletë

05/04/2026
Ina Zhupa: Situata e menaxhimit të mbetjeve në Sarandë, problem serioz për turizmin
Kryesore

Ina Zhupa: Situata e menaxhimit të mbetjeve në Sarandë, problem serioz për turizmin

04/04/2026
Rama: Kush thotë është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe
Kryesore

Rama: Kush thotë është rritur korrupsioni, është një gënjeshtër e madhe

04/04/2026
Ndalohet në Kakavijë gruaja me 20 mijë euro, nuk i kishte deklaruar në kufi (FOTO)
Kryesore

Abuzoi me të miturin në Gjirokastër, 17-vjeçari ndalohet në Kakavijë

04/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Është vajzë me karakter”/ Babai i Mateos flet hapur për Brikenën

“Është vajzë me karakter”/ Babai i Mateos flet hapur për Brikenën

05/04/2026
Ardian Bujupi bëhet baba, zbulon emrin e veçantë të djalit

Ardian Bujupi bëhet baba, zbulon emrin e veçantë të djalit

05/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al