• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Parlamenti grek ndryshon ligjin, ja si mund ta merrni nënshtetësinë greke këtej e tutje

31/03/2018
Parlamenti grek ndryshon ligjin, ja si mund ta merrni nënshtetësinë greke këtej e tutje

93 për qind (162.186) e përfituesve të nënshtetësisë dhënë në vitet 2011-2017 janë nga Shqipëria. Parlamenti grek ka miratuar mbrëmjen e të enjtes amendamentet e paraqitura nga ministria e brendshme.

Amendamentet e reja përmbajnë:

1.- Rritjen e periudhës së qëndrimit në Greqi, nga 7 në 12 vjet, si kusht për marrjen e nënshtetësisë me procedurën e natyralizimit. 12 vitet e qëndrimit do të duhet të jenë plotësuar para se i interesuari të paraqesë aplikimin. Emigranti që do të aplikojë nuk nevojitet të ketë leje qëndrimi “të fuqishme”, siç kërkohej deri tani, por mjafton çdo leje e vlefshme qëndrimi, me përjashtim të provizoreve.

2.- Për marrjen e nënshtetësisë greke me lindjen apo ndjekjen e mësimeve në Greqi, tashmë përfitojnë edhe ata që kanë ndjekur një shkollë të huaj në Greqi, por që e cila duhet gjithsesi të ketë zbatuar programin grek të arsimit të detyrueshëm.

3.- Certifikatat me gabime tash e tutje nuk do të jetë nevoja të korrigjohen me vendime gjyqësore. Ato do të bëhen me një akt të kryetarit të bashkisë.

Sipas këtij ligji krijohen hapësira të reja për marrjen e nënshtetësisë greke nga mërgimtarë të brezit të parë dhe të dytë qëndrues prej më shumë se 12 vjet në Greqi. Ditë më parë ministri i Brendshëm i Greqisë kishte deklaruar për “Ndryshime të duhura ligjore, për të mundësuar dhënien e nënshtetësisë tek:

Personat që kanë mbi 12 vite që qëndrojnë në Greqi,

Grup moshat mbi 65 vjeç,

Personat me aftësi të kufizuar,

Pjesëtarët e komunitetit rom të lindur në Greqi…

Në Greqi, sipas njoftimeve zyrtare, jetojnë 850 mijë emigrantë. Statistikat tregojnë se 174.394 nënshtetësi janë dhënë në 2011-2017. 93 për qind (162.186) e përfituesve të nënshtetësisë janë nga Shqipëria.

Related Posts

Akuzat/ Drejtori i Tatimeve i përgjigjet Elisa Spiropalit
Kryesore

Akuzat/ Drejtori i Tatimeve i përgjigjet Elisa Spiropalit

21/11/2026
Spiropali: Rama duhet të zgjedhë mes Belinda Ballukut dhe trashëgimisë së tij politike
Kryesore

Spiropali: Rama duhet të zgjedhë mes Belinda Ballukut dhe trashëgimisë së tij politike

19/11/2026
Spiropali sulmon Klosin: Më vjen turp për të, shkon në çdo studio të shpjegojë përjashtimin tim
Kryesore

Spiropali sulmon Klosin: Më vjen turp për të, shkon në çdo studio të shpjegojë përjashtimin tim

19/11/2026
Spiropali del hapur: Modeli “Balluku” është më i keqi në Partinë Socialiste
Kryesore

Spiropali del hapur: Modeli “Balluku” është më i keqi në Partinë Socialiste

19/11/2026
Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna
Kryesore

Rama: 200 miliardë lekë investime publike në buxhetin 2027. Nuk bien nga qielli, por vijnë nga puna

19/11/2026
Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë
Lajme

Dash Sula për Berishën: Dashuria e vjetër nuk harrohet. E kam pasur babën shpirtëror. Uroj të ketë karrierë të gjatë

19/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Është lojtar special, meriton “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

Barcelona, Flick i pakënaqur: Me këtë arbitër gjithmonë kjo histori

22/11/2026
VIDEO/ Milan argëtohet ndaj Frosinones, gola dhe show kuqezi në Serie A

VIDEO/ Milan argëtohet ndaj Frosinones, gola dhe show kuqezi në Serie A

22/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al