Jurgen Bardhi i ka dhënë lamtumirën kampionati shqiptar që në vitin 2021, kur vendosi të largohej nga Partizani për të nisur një etapë të re të karrierës së tij në Turqi. Fillimisht ai u bë pjesë e Tuzlaspor, më pas te Keçiorengyçy dhe së fundmi te Umraniespor.
Mesfushori ofensiv po bën mjaft mirë në kategorinë e dytë turke, duke u kthyer në një nga lojtarët më të vlerësuar. Një natë më parë, ai ishte protagonist në barazimin 2-2 të Umraniespor ndaj Amedspor. Fillimisht Bardhi dha asist për golin e parë të ekipit të tij, e më pas shënoi edhe vetë një gol.
Kjo paraqitje ka bërë që Bardhi të vlerësohet me notën e lartë 8,1 nga portali i njohur i statistikave “SOFASCORE”, gjë që i ka siguruar edhe një vend në formacionin ideal të kësaj jave në kategorinë e dytë turke.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb









