• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Partizani mbetet pa Europë, klubi i kuq humbet të ardhurat

08/05/2026
Luhet për “Final 4”/ Partizani, ndaj Dinamos pa një titullar

Ky sezon mund të konsiderohet si tërësisht i dështuar për Partizanin, teksa të kuqtë mbetën zyrtarisht jashtë “Final Four” dhe njëkohësisht edhe jashtë Kupave të Europës për sezonin e ardhshëm.

Humbja ndaj Egnatias dhe diferenca prej katër pikësh me Dinamon e vendit të katërt e bëjnë praktikisht të pavlefshme përballjen e fundit direkte mes dy skuadrave, pasi tashmë gjithçka duket e vendosur në garën për katërshen e parë. Për një klub me historinë dhe pretendimet e Partizanit, ky përfundim përbën një goditje të rëndë, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë ekonomik. Mungesa në Kupat e Europës pritet të ndikojë ndjeshëm edhe në financat e klubit, duke qenë se pjesëmarrja në kompeticionet europiane përbën një nga burimet kryesore të të ardhurave për klubet shqiptare.

Për më tepër, Partizani kishte ndërtuar një skuadër me objektiva të qarta për të qenë protagonist si në kampionat, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare, por në fund asnjë prej këtyre objektivave nuk u realizua. Në fakt, problemet për të kuqtë nisën që në fillim të sezonit. Pas eliminimit nga kualifikueset e “Conference League” përballë Nomme Kalju, drejtuesit vendosën të ndanin rrugët me trajnerin Skënder Gega. Në vend të tij u emërua serbi Mladen Milenkoviç, por aventura e këtij të fundit zgjati shumë pak. Rezultatet negative në javët e para të kampionatit bënë që ai të largohej pas vetëm gjashtë javësh, ndërsa më pas klubi përjetoi edhe largimin e drejtorit sportiv Arbër Abilaliaj.

Në një moment të vështirë për skuadrën, drejtimi iu besua përkohësisht Oltijon Kërnajes, i promovuar nga Partizani B. Tekniku tropojan mori në dorë një skuadër me probleme të shumta, si në aspektin psikologjik, ashtu edhe në renditje, por arriti të ndryshonte atmosferën brenda grupit. Nën drejtimin e tij, Partizani reagoi pozitivisht, riktheu rezultatet dhe u fut sërish në garë për vendin e katërt. Kërnaja arriti të nxirrte maksimumin edhe pse skuadra u përball me mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimesh. Përveç rezultateve, ai promovoi edhe disa lojtarë të rinj, duke i dhënë më shumë hapësira futbollistëve që më parë kishin pasur pak minuta në dispozicion.

Në këtë periudhë pati ndikim edhe merkatoja e janarit, ku drejtori Agim Ibraimi afroi futbollistë si Sidibe, Qaka dhe Murataj, lojtarë që sollën alternativa më shumë në organikë. Në një moment u duk se Partizani mund të synonte edhe më tepër sesa “Final Four”, pasi skuadra zhvilloi një fazë të tretë shumë pozitive dhe fitoi terren ndaj rivalëve direktë. Megjithatë, gjithçka ndryshoi në fazën e katërt të kampionatit. Pikërisht në momentin më të rëndësishëm të sezonit, të kuqtë humbën vazhdimësinë dhe nisën një seri rezultatesh negative që i largoi nga objektivat. Barazimet dhe humbjet e njëpasnjëshme bënë që skuadra të humbiste terren në renditje, ndërsa disfata në derbin ndaj Tiranës rezultoi fatale për trajnerin Oltijon Kërnaja. Drejtuesit vendosën të ndërprisnin bashkëpunimin me teknikun, ndërsa drejtimi i ekipit iu besua përkohësisht ndihmësit të tij, Realf Zhivanaj.

Megjithatë, as ky ndryshim nuk solli reagimin e pritur. Partizani vazhdoi të zhgënjente edhe në javët e fundit, duke humbur ndaj Flamurtarit dhe Egnatias, rezultate që vulosën dështimin e sezonit. Në këtë mënyrë, të kuqtë i thanë lamtumirë jo vetëm “Final Four”, por edhe pjesëmarrjes në Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm. Tashmë, Partizani duhet ta nisë gjithçka nga e para për sezonin e ri. Drejtuesit pritet të marrin vendime të rëndësishme për të ardhmen, duke nisur nga zgjedhja e trajnerit të ri dhe ndërtimi i një projekti më të qëndrueshëm. Klubi ka nevojë për stabilitet dhe vazhdimësi, në mënyrë që të rikthehet sërish në nivelet më të larta të futbollit shqiptar dhe të luftojë për objektivat që i takojnë historisë së tij.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

ÇIKLIZËM/ Vingegard dhe rivalët duan triumfin, nis sot Xhiro e Italisë. Jonas kërkon të kompletojë qarkun me 3 ture të mëdha
Sport

ÇIKLIZËM/ Vingegard dhe rivalët duan triumfin, nis sot Xhiro e Italisë. Jonas kërkon të kompletojë qarkun me 3 ture të mëdha

08/05/2026
Barça një “raketë”, ndaj Villareal “rrëmben” fitoren e 7-të radhazi, shpallen kampion dimri, Flick: Kam një ekip fantastik
Sport

Sulmuesi i Barcelonës: Janë thashetheme, nuk largohem

08/05/2026
Partizani surprizon me vendimin, vendos të mbyllë tribunat e stadiumit “Arena e Demave” ndaj Dinamos
Sport

Partizani surprizon me vendimin, vendos të mbyllë tribunat e stadiumit “Arena e Demave” ndaj Dinamos

08/05/2026
“Lojtari i Vitit” te Sunderlandi, Xhaka merr çmimin e rëndësishëm
Sport

“Lojtari i Vitit” te Sunderlandi, Xhaka merr çmimin e rëndësishëm

08/05/2026
Dy ndeshje për shpëtim, Vllaznia luan gjithçka para pushimit dimëror
Sport

Vllaznia në alarm, 4 pikë në 5 ndeshje dhe humbje e kreut. Rrezik në sprintin final të kuqebluve

08/05/2026
Befason Sylvinho, 3 lojtarë përfundojnë në tribunë, mes tyre edhe “makthi” i Polonisë
Sport

Revolucion në verë, kuqezinjtë e Kombëtares në kërkim të fatit

08/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Luhet për “Final 4”/ Partizani, ndaj Dinamos pa një titullar

Partizani mbetet pa Europë, klubi i kuq humbet të ardhurat

08/05/2026
ÇIKLIZËM/ Vingegard dhe rivalët duan triumfin, nis sot Xhiro e Italisë. Jonas kërkon të kompletojë qarkun me 3 ture të mëdha

ÇIKLIZËM/ Vingegard dhe rivalët duan triumfin, nis sot Xhiro e Italisë. Jonas kërkon të kompletojë qarkun me 3 ture të mëdha

08/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al