Pas 24 vitesh deputet, Vangjel Tavo vjen me një premtim të ri përpara gjirokastritëve, ndonëse zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen vitin e ardhshëm. Ai thotë se Gjirokastra do të ketë aeroportin e vet sic e ka patur dikur.
“Gjirokastra meriton të ketë Aeroportin e saj sic e ka patur dikur pasi është qendra e Jugut të Shqipërisë. Me të larguar sektin e rilindjes këtë projekt do e bëjmë realitet. Ky është një premtim. Ua premtova disave prej jush gjatë takimit tonë të fundit, e po e bëj këtë premtim për të gjithë ju. Premtim që do bëhet realitet”, shkruan Tavo në faqen e tij në Facebook, por pa dhënë asnjë detaj se si do të realizohet ky projekt, ku do të gjendet financimi në një kohë kur ende s’ka nisur as aeroporti i Vlorës, nuk është vënë në funksion as aeroporti i Kukësit. Dhe xhanëm, përse nuk e mundësoi këtë projekt në 24 vite të karrierës së tij politike?
©argjiroja.net