Nuk mjafton vetëm tërmeti që la pas 46 viktima deri tani dhe qindra të plagosur.
Qyteti i Durrësit po përballet në këto momente edhe me shtrëngata të forta shiu.
Situata me reshjet e shiut është e rënduar, ndërsa kjo shton vështirësitë në kërkimin e personave të tjerë të mbetur nën rrënoja.
Sa herë ka reshje intensive, Durrësi është një prej qyteteve që përmbytet.