• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pas Xhamisë së Pazarit, turqit financojnë edhe rikonstruksionin e konviktit të vajzave në Gjirokastër. Zv.ministri i Arsimit inspekton punimet

29/06/2020
Pas Xhamisë së Pazarit, turqit financojnë edhe rikonstruksionin e konviktit të vajzave në Gjirokastër. Zv.ministri i Arsimit inspekton punimet

Zëvendësministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Oltion Rrumbullaku ka inspektuar punimet e realizuara në konviktin e vajzave të Gjirokastrës, si pjesë e “Paktit për Universitetin” për rikonstruksionin e konvikteve në të gjitha qytetet universitare me qëllim përmirësimin e jetës studentore. Ky konvikt parashikohet të hapet vitin e ardhshëm akademik dhe ka një kapacitet prej 130 studentesh. Rikonstruksioni i tij është mbështetur financiarisht nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Rikonstruksioni total i godinës ka përfshirë mobilimin e çdo dhome sipas kushteve më bashkëkohore, shtretër, dollapë, tavolina, karrige, mobilje, lavapjatë, furrë dhe pianurë, aspirator, frigorifer, televizor, si edhe gjithë pajisjet e shtratit (dyshekë, jastëkë, çarçafë, jorganë, batanije). Në çdo kat ka blloqe tualeti me sistem uji të ngrohtë, kaldajë, panel diellor me energji elektrike, si dhe nga një dhomë gatimi të kompletuar.

Konvikti ka gjithashtu një lavanderi me të gjitha pajisjet e nevojshme, mensë të kompletuar sipas të gjithë parametrave, izolim termik, sistem mbrojtjeje kundër zjarrit dhe dalje emergjence, mbulim me kamera i të gjitha ambienteve të brendshme e të jashtme, internet WiFi etj.

Related Posts

Skandali i dopingut/ Pirro Dhima jep dorëheqjen si këshilltar pas arrestimit të vëllait, Ministria greke e Sportit s’ia pranon: S’ke lidhje me çështjen
Kryesore

Skandali i dopingut/ Pirro Dhima jep dorëheqjen si këshilltar pas arrestimit të vëllait, Ministria greke e Sportit s’ia pranon: S’ke lidhje me çështjen

16/11/2026
Vrasja e shqiptarit në Spanjë për sherrin për 5 euro, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin
Kryesore

Vrasja e shqiptarit në Spanjë për sherrin për 5 euro, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin

16/11/2026
Protestë me topa para Kryministrisë
Kryesore

Protestë me topa para Kryministrisë

15/11/2026
Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë
Kryesore

Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë

15/11/2026
Odhise Dhima flet nga burgu: I kërkoj falje vëllait tim Pirro, e kam vënë në pozitë të vështirë!
Kryesore

Odhise Dhima flet nga burgu: I kërkoj falje vëllait tim Pirro, e kam vënë në pozitë të vështirë!

15/11/2026
Fitorja me Bjellorusinë, Shqipëria kalon në Ligën B
Kryesore

Fitorja me Bjellorusinë, Shqipëria kalon në Ligën B

15/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Skandali i dopingut/ Pirro Dhima jep dorëheqjen si këshilltar pas arrestimit të vëllait, Ministria greke e Sportit s’ia pranon: S’ke lidhje me çështjen

Skandali i dopingut/ Pirro Dhima jep dorëheqjen si këshilltar pas arrestimit të vëllait, Ministria greke e Sportit s’ia pranon: S’ke lidhje me çështjen

16/11/2026
Vrasja e shqiptarit në Spanjë për sherrin për 5 euro, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin

Vrasja e shqiptarit në Spanjë për sherrin për 5 euro, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin

16/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al