Masa të shtuara për përballimin e fluksit në hyrje, në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije. Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë kanë hyrë në vendin tonë 7242 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 1959 automjete, gjatë 24 orëve të fundit. Nga Policia Kufitare janë marrë masa për shtimin e sporteleve, me qëllim eleminimin e radhëve të gjata. Gjithashtu, falë bashkëpunimit me homologët grekë, janë shtuar sportelet, me qëllim që lëvizja të jetë e njëtrajtshme. Në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije po punohet me 6 sportele, 3 në hyrje dhe 3 në dalje.