• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pasuritë e frikshme të deputetëve, ky parlament kushton të paktën 150 milionë euro

27/05/2018
Pasuritë e frikshme të deputetëve, ky parlament kushton të paktën 150 milionë euro

Emisioni “Exsclusive” tregoi sot se sa të pasur janë ata që përfaqësojnë popullin në Parlament. Në fushata elektorale ata u premtojnë zgjedhësve se do t’i zgjidhin hallet dhe problemet e tyre. Kur hyjnë në Parlament debatojnë dhe kacafyten me njëri-tjetrin për varfërinë dhe mjerimin e shqiptarëve. Një pjesë e të zgjedhurve vijnë nga bota e biznesit. Ka nga ata që zotërojnë pasuri të frikshme, ndërsa nuk mungojnë akuzat për blerje mandatesh.

Të paktën me atë që deklarohet zyrtarisht, ky Parlament me 140 deputetë kushton 150 milionë euro.

Agron Shehaj, deputet i Partisë Demokratike thotë se “Shqipëria është vendi më i varfër në Europë sepse politika ka dështuar”.

“Shumë politikanë kanë pasuri shumë të mëdha jo në emrin e tyre. Personalisht, kam fatin që kompanitë e mia punojnë në tregun e huaj, nuk bëjnë asnjë euro xhiro në tregun shqiptar. Nuk kam përfituar gjë me tendera apo koncesione”, deklaron Shehaj.

Ndërsa Andi Bushati shpjegon arsyet pse biznesmenët i futen politikës: “Njeriu që ka bërë para’, kërkon të jetë edhe personazh i respektuar përmes politikës. Duan edhe një lloj mbrojtjeje më të madhe se një qytetar i thjeshtë për atë milionin e parë që nuk dihet si e kanë bërë”.

Bushati thekson gjithashtu se “një deputet që ka biznes, kur i duhet të miratojë një ligj fiskal, teorikisht është në kushtet e konfliktit të interesit”.

Instituti i Studimeve Politike thotë se në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin gjenden 7 deputetë që kanë aktivitete private prodhuese dhe tregtuese, pra në fushën në të cilën ata shqyrtojnë dhe marrin vendime./TCH.

Related Posts

Roland Bejko kundër protestës së thirrur nga Berisha: Nevojë e foltores për mitingje!
Kryesore

Roland Bejko: Baza e PD e ka nxjerrë pothuajse “non grata” Berishën

20/12/2025
S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Çmimet Oscar largohen nga ABC, YouTube merr transmetimin global nga viti 2029

20/12/2025
Roland Bejko kundër protestës së thirrur nga Berisha: Nevojë e foltores për mitingje!

Roland Bejko: Baza e PD e ka nxjerrë pothuajse “non grata” Berishën

20/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al