• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Patozi: Ata që thonë se këtu gjithçka është e fiksuar e s’ndryshon, thjesht ju fyejnë e ju përçmojnë (VIDEO)

21/03/2021
Patozi: Ata që thonë se këtu gjithçka është e fiksuar e s’ndryshon, thjesht ju fyejnë e ju përçmojnë (VIDEO)

Bindja Demokratike prezanton kandidatët në qarkun e Fierit. Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, prezantoi dje kandidatët për deputetë në qarkun e Fierit, duke theksuar se pret një rezultat domethënës prej tyre në zgjedhjet e 25 prillit. Ekziston një perceptim i gabuar në Shqipëri, sikur në Fier nuk ndryshon asgjë dhe situata politike ka ngrirë, gjithmonë në avantazh të thellë të Partisë Socialiste.

Dhe se çfarë të ndodhë me qeverinë apo me opozitën, rezultati këtu është i fiksuar.

“Unë mendoj se kjo legjendë nuk është e vërtetë dhe është fyese dhe përçmuese për qytetarët e Fierit, sepse i bie që ata të konsiderohen si militantë të verbër, që nuk reagojnë në asnjë rrethanë. Unë kam besim se ne do të marrim një rezultat të mirë në Fier kësaj radhe, sepse qytetarët do të dinë të bëjnë diferencën mes atyre, që i kanë gënjyer dhe mashtruar për dekada me radhë, dhe të tjerëve që po përpiqen për një Shqipëri normale”.

Patozi tha më tej gjatë takimit se Bindja Demokratike do të jetë forcë përcaktuese qeverisëse në këto zgjedhje dhe se çelësi i suksesit qëndron tek projekti për ndryshimin e ambientit politik në Shqipëri, tek integriteti i garës së 153 kandidatëve dhe tek lista e hapur, që mundëson edhe garë të ndershme brenda llojit.

“Nuk ka nevojë Shqipëria për të rrëzuar apo për të damkosur njerëz, ndryshimi nuk vjen vetëm po të fitosh 71 deputetë, por objektivi arrihet duke mos i lënë 71 mandate të gjithë bashkë në duar të këqija,” u shprehu kreu i BD-së.

Në takim e mori fjalën edhe koordinatorja e Bindjes Demokratike për qarkun e Fierit Valbona Mezini, e cila shprehu ndër të tjera edhe diferencat e mëdha e mes nesh dhe forcave të vjetra politike si dhe konkurrencën e fortë të kandidatëve për listat e hapura.

“Edhe pse unë kam pak më shumë vite se ju në politikë prapë ndjej veten të sfiduar nga disa prej jush dhe për këtë jam e lumtur pasi rezultati do të jetë i përbashkët për të qenë fitues në Fier, tha ajo.

Në mbyllje të fjalës së vet, Patozi u kërkoi kandidatëve të ishin të motivuar deri ditën e fundit të zgjedhjeve, në mënyrë që rezultati të ishte i sigurt, jo vetëm në Fier, por edhe në gjithë Shqipërinë.

Related Posts

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)
Kryesore

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)

20/05/2026
Shkeljet në tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë, ish-drejtoresha e ARSSH shkon në Prokurori
Kryesore

Tenderi i tunelit të Skërficës, Apeli shpall të pafajshme Sonila Qaton

20/05/2026
“Koncesioni i Aeroportit të Vlorës ka rënë kur iku kompania turke”
Kryesore

“Po përdoret fuqi joligjore”, reagon Pacolli: Aeroportin e Vlorës le ta marrin! Koha do të tregojë çfarë ka ndodhur

20/05/2026
Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike
Kryesore

Tragjedi në Manhattan, gruaja shqiptare humb jetën pasi bie në një pusetë elektrike

20/05/2026
Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!
Kryesore

Kreu i Policisë së Shtetit takime në Fier e Gjirokastër: Godisni krimin!

19/05/2026
Kryesore

S’ka qetësi në Sarandë, pas vizitës së Ministrit të Brendshëm, ndalohet oficeri i krimeve të rënda

19/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shokues rrëfimi i Hayden Panettiere: çfarë ndodhi në atë festë private

Shokues rrëfimi i Hayden Panettiere: çfarë ndodhi në atë festë private

20/05/2026
VIDEO/ Aston Villa rikthehet te lavdia pas 30 vitesh, fiton trofeun e Europa League

VIDEO/ Aston Villa rikthehet te lavdia pas 30 vitesh, fiton trofeun e Europa League

20/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al