• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pazaret në Këshillin Bashkiak Gjirokastër, 1 Prilli i gënjeshtërt i Gramoz Brahos (FOTO)

26/05/2018
Pazaret në Këshillin Bashkiak Gjirokastër, 1 Prilli i gënjeshtërt i Gramoz Brahos (FOTO)

Dy ditë më parë grupimi i këshilltarëve PD-LSI në Këshillin Bashkiak Gjirokastër shkarkoi me shumicë votash sekretarin Semi Golemi, i zgjedhur në atë post si përfaqësues i PS-së. Po kështu u tentua edhe shkarkimi nga Këshilli i Qarkut i Armand Hilës dhe Shkëlqim Guçes. Vota përcaktuese në këtë rast ishte ajo e këshilltarit Gramoz Braho, nga Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë (PEISH), parti e cila mbështet komunitetin rom dhe egjiptian në vendin tonë.

Pra, në këtë rast Braho bashkoi votën e tij me PD-në dhe LSI-në. Më datë 1 prill të këtij viti, këshilltari i PEISH organizoi një takim në lagjen ‘Punëtori’ me banorë të cilët e kishin mbështetur në zgjedhje. Ata i kishin kërkuar të mos bashkojë votat me PD-në në Këshillin Bashkiak. Takimi ishte thirrur nga mbështetësit e PEISH dhe anëtarët e tjerë të komuniteti rom dhe egjiptian në Gjirokastër. Duke folur para tyre Gramoz Braho u premtoi se do të respektojë vullnetin e zgjedhësve të tij. Por 1 Prilli i këshilltarit të PEISH rezulton të jetë i gënjeshtër, ashtu siç është në fakt simbolika e kësaj dite. Në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak, ai mbajti qëndrim tjetër.

Ndryshe nga çfarë u kishte premtuar mbështetësve të tij në atë takim, bashkoi votën me PD-në dhe LSI-në, për të shkarkuar sekretarin e këshillit dhe dy këshilltarë të tjerë. Këto vendime grupimi PD-LSI do t’i kishte marrë më herët, por nuk bënin dot shumicën pikërisht për shkak të refuzimit të Gramoz Brahos për të qenë pjesë e tyre. Megjithatë Braho ndryshoi sërish qëndrim dhe bashkë me votën e tij PD-LSI u bënë sërish shumicë. Sigurisht që nuk është qëllimi të linçojmë këshilltarin e PEISH, por e vërteta i duhet thënë publikut. Gramoz Braho është pjesë e pazareve në Këshillin Bashkiak Gjirokastër, njësoj si këshilltarët e tjerë. Përfshi këtu edhe ata që u larguan drejt PS-së. Takimi i tij me mbështetësit në lagjen ‘Punëtori’, gjoja për të marrë mandat se çfarë qëndrimi duhet të mbante, ka qenë thjesht një farsë.

© ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Shpërthimi me tritol në Memaliaj, flet pronari i banesës: Nuk kam konflikte me askënd (VIDEO)
Kryesore

Shpërthimi me tritol në Memaliaj, flet pronari i banesës: Nuk kam konflikte me askënd (VIDEO)

06/04/2026
Bankers si bankë e zezë për njerëzit e pushtetit për 20 vite rresht
Kryesore

“Prokuroria i ka duart e lidhura me Bankers”, gazetarja jep detaje çfarë po ndodh: Thelbi i këtij hetimi janë paratë që janë vjedhur

06/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Policia apel qytetarëve: Kujdes nga këto SMS, janë mashtrime! Mos jepni të dhëna bankare

06/04/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Kriza e çmimit, Greqia nis sot skemën e subvencionimit për naftën

06/04/2026
Nesër Vlora pa ujë, zbulohet shkaku
Kryesore

Nesër Vlora pa ujë, zbulohet shkaku

06/04/2026
Bëni gati paratë, tuneli i Llogarasë nuk do të jetë më falas
Kryesore

Bëni gati paratë, tuneli i Llogarasë nuk do të jetë më falas

06/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Aksident në Itali/ Humb jetën gruaja shqiptare

Aksident në Itali/ Humb jetën gruaja shqiptare

07/04/2026
E talentuar, elegante dhe e admiruar në mbarë botën, sa vjeçe bëhet sot Zendaya?

Fundi i “Euphoria”? Flet për herë të parë Zendaya

07/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al