• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pazari i bashkon të gjithë, si u shndërrua Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës në një teatër banal

30/05/2018
Votimi i sotëm, PS-LSI vazhdojnë ‘koalicionin’ në Gjirokastër

Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës nuk po gjen gjetësi që prej fillimit të muajit mars. Gjeneza pazareve dhe teatrit banal që po shohim gati çdo javë nisi me me largimin e dy këshilltarëve drejt PS-së, Selaudin Moshos dhe Ardian Hyskajt. PD dhe LSI bënë sërish një ‘krushqi’ dhe nisën ndarjen e ‘tepsisë’ mes tyre, ndërkohë që te PS u largua edhe Arben Rexhaj. Shkarkuan Roland Karalliun e PS-së, duke e zëvendësuar me Mimoza Çomon, përfaqësuese e PD-së. Oreksi vjen duke ngrënë.

Me marrjen e drejtimit të Këshillit Bashkiak, PD-LSI tentuan të merrnin edhe postin e sekretarit. Shkarkimi i Semi Golemit, përfaqësues i PS-së, dështoi disa herë, pasi dy partitë nuk bënin dot shumicën. Më 1 prill, këshilltari i PEISH, Gramoz Braho, ‘vulosi’ përfundimisht rrëzimin e shumicës PD-LSI në Këshillin Bashkiak. Ai tha para mbështetësve të tij se nuk do të bashkonte votën me PD-në. Por pazaret u prishën, Braho nuk mori dot ato që kërkonte nga ‘tepsia’ e PS-së dhe u hodh sërish në krahët e Roland Bejkos. Ky i fundit, bashkë votat e LSI-së, shkarkoi në mbledhjen e javës së kaluar sekretarin Semi Golemi, për ta zëvendësuar me Spartak Drasën, ish-drejtor i Monumenteve në kohën e qeverisjes së PD-së.

Pasi ‘sistemuan’ me punë Drasën, PD-LSI shihnin me sy nga Këshilli i Qarkut, në krye të të cilit kishin projektuar Dasho Alikon, ish-kreun e Komunës Lazarat. Prandaj, nga frika se mos e humbisnin shumicën e brishte me vetëm 1 votë më tepër, nxituan të shkarkonin edhe Shkëlqim Guçen e Armand Hilajn, të cilët përfaqësojnë Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës në Këshillin e Qarkut. Në vend të tyre propozuan Dasho Alikon dhe Beqir Gjikën. Pra, synohej të krijohej shumicë e re në Këshillin e Qarkut dhe në krye të tij të zgjidhej Dasho Aliko. PD e bëri fakt të kryer shkarkimin e tyre, madje Roland Bejko tha i entuziasmuar se ky ishte një vendim i aleancës PD-LSI. Por dy këshilltare të LSI-së, Vjollca Koko dhe Monda Kllapi, ndryshuan mendje dhe thanë se nuk kishin votuar pro shkarkimit të Shkëlqim Guçes dhe Arman Hilajt. Sot mbërritëm te mbledhja e radhës, në të cilën u shkarkua Mimoza Çomo dhe u zgjodh Vjollca Koko.

Pra, për gati dy muaj e gjysmë kanë ndodhur kaq shumë lëvizje, është prodhuar aq shumë banalitet, kemi parë kaq shumë pazare mes palëve sa askush nuk e dyshon faktin që Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës është kthyer në një teatër shëtitës që ofron gati çdo javë skena qesharake. Teatër shëtitës sepse edhe mbledhjet i zhvillon sa nga njëra sallë në tjetrën. Niveli i përfaqësimit të qytetarëve të Gjirokastrës në atë këshill lë shumë për të dëshiruar, jo thjesht për shkak të atyre që janë ulur në ato karrige, por më së shumti për shkak të pazareve të tyre. Pa përjashtim, të gjitha palët në këtë këshill janë të zhytura në pazar! 

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta
Kryesore

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës
Kryesore

Dëshmitë tronditëse para vrasjes së krimit të Athinës: Ftesa për takim me vëllain e Julietës

25/08/2026
Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos
Kryesore

Ishin bashkë shqiptarë, grekë dhe turq/ Goditet rrjeti i kοkainës në Mykonos

25/08/2026
Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll
Kryesore

Misteri i zhdukjes në detin Jon i biznesmenit spanjoll

25/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tensioni te Ferrari, Hamilton: Mercedesi i zbaton urdhrat direkt

Tensioni te Ferrari, Hamilton: Mercedesi i zbaton urdhrat direkt

25/08/2026
Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

Mbi 1300 gjoba në Gjirokastër për një javë, pezullohen 24 patenta

25/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al