Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Gjirokastër u ngrit edhe shqetësimi i shndërrimit të Pazarit në pjesë pedonale, duke ndaluar në këtë mënyrë lëvizjen e automjeteve.
Pas rikonstruksionit të kalldrëmëve aty nuk do të lejohen makinat. Kjo shihet me shqetësim nga bizneset e asaj zone pasi nuk kanë rrugë tjetër alternative për të furnizuar biznesin e tyre apo për të përfituar shërbime të tjera.
Maksi Hoxha, anëtar i Këshillit dhe njëkohësisht kryetar i Dhomës së Tregtisë Gjirokastër, kërkoi një mbledhje jashtë radhe të Këshillit Bashkiak, për t’u sqaruar njëherë e mirë se cfarë zgjidhje do të gjendet.
Po kështu edhe përfaqsues të tjerë të bizneseve të asaj zone kërkuan rrugë alternative. Ndiqni në videon më poshtë debatin e zhvilluar sot.
©argjiroja.net