• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PD: 7308 prona të Himarës i dorëzohen një kompanie private. Dyshime për grabitje me vulë zyrtare

20/06/2026
Sot zgjedhjet në Himarë/ Policia: Kemi marrë masa që të votoni të paintimiduar

Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar nga Bashkia Himarë për menaxhimin e pronave në disa fshatra të zonës, duke ngritur dyshime për favorizim të interesave private dhe rrezik për cenimin e të drejtave të pronarëve.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin në PD, Genta Vangjeli, tha se procesi nuk është thjesht një procedurë administrative, por një operacion që mund të ndikojë në fatin e mijëra pronave në Himarë.

Sipas saj, Bashkia Himarë ka shpallur fituese kompaninë “EC PRO PARTNERS” sh.p.k. për një tender me vlerë mbi 500 mijë euro, me objekt menaxhimin e pronave në disa zona të bashkisë. Kompania do të kryejë regjistrimin fillestar sistematik të pasurive dhe krijimin e bazës së të dhënave për rreth 7308 prona në Çorraj, Fterrë, Gjilekë, Kallarat, Pilur dhe Himarë.

Vangjeli deklaroi se një kompani private do të ketë rol të rëndësishëm në procesin e regjistrimit të pronave në një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar, duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën dhe garancitë për mbrojtjen e pronës private.

PD pretendon gjithashtu se kompania fituese ka qenë partnere në projekte të mëparshme me kompaninë “Gjikuria” sh.p.k., duke argumentuar se kjo situatë ngre dyshime për favorizime të mundshme në procesin e administrimit të pronave.

Sipas opozitës, dokumentacioni i tenderit pranon ekzistencën e problematikave me kartelat, hartat kadastrale dhe regjistrimet e pasurive në zonë. Për këtë arsye, PD vlerëson se procesi duhet të mbetet nën kontrollin e institucioneve shtetërore përgjegjëse dhe jo të delegohet te një subjekt privat.

Partia Demokratike ka kërkuar transparencë të plotë për procedurën, verifikim të menjëhershëm të procesit dhe garanci ligjore që asnjë pronë e banorëve të Himarës nuk do të tjetërsohet apo manipulohet në favor të interesave private.

“Ajo që po ndodh sot në Himarë nuk është thjesht një procedurë administrative, por një operacion i mirëorganizuar që rrezikon të vendosë në duart e interesave private fatin e mijëra pronave të banorëve të zonës.

Nën drejtimin e Vangjel Tavos, Bashkia Himarë ka shpallur fituese kompaninë ‘EC PRO PARTNERS’ shpk për një tender me vlerë mbi 500 mijë euro, me objekt: ‘menaxhimin e pronave’ në disa fshatra të Himarës.

Dokumentet tregojnë se kompania private do të kryejë regjistrimin fillestar sistematik të pasurive, dhe të tjera e gjithashtu krijimin e bazës së të dhënave për rreth 7308 prona në Çorraj (944 prona), Fterrë (528), Gjilekë (962), Kallarat (750), Pilur (391) dhe Himarë (3733).

Me pak fjalë, një kompani private do të ketë një rol dominues në procesin që përcakton se kush është pronar dhe kush jo në një nga zonat më të lakmuara të Shqipërisë.

Kompania fituese ka qenë më herët partnere në projekte miliona eurosh me ‘Gjikuria’ shpk, një emër i njohur për interesat e tij të mëdha ndërtimore dhe pronësore në bregdetin e jugut.

Kjo ngre dyshime serioze për një skemë që mund të përdoret për të favorizuar klientët e pushtetit në kurriz të pronarëve të ligjshëm.

Vetë Bashkia Himarë pranon në dokumentacionin e tenderit se ekzistojnë probleme të mëdha me kartelat, hartat kadastrale apo regjistrimet e pronave pasi shumë familje rezultojnë me prona të regjistruara në zona të ndryshme kadastrale dhe se administrata nuk ka kapacitetet e nevojshme për të zgjidhur këto problematika.

Por në vend që shteti të forcojë institucionet përgjegjëse dhe të garantojë mbrojtjen e pronës private, ja dorëzon këtë proces një kompanie private.Kjo nuk është zgjidhje, kjo është një recetë e rrezikshme për manipulim.

Në Himarë, ku prej vitesh zhvillohet një betejë për pronat dhe ku banorët kanë denoncuar vazhdimisht tentativa për tjetërsim, grabitje dhe përvetësim të tokave, një vendim i tillë nuk mund të konsiderohet rastësi.

Pyetja është e thjeshtë:

Kush do të përfitojë nga ky proces? Banorët e Himarës apo oligarkët dhe klientët e pushtetit deri tek vetë Edi Rama?

Partia Demokratike kërkon transparencë të plotë për këtë proces, verifikim të menjëhershëm dhe garanci ligjore se asnjë pronë e himariotëve nuk do të bëhet objekt manipulimi në favor të interesave private.Himara nuk është pronë e Vangjel Tavos as e Edi Ramës.

Himara është shtëpia e himarjoteve dhe pronat e tyre nuk mund të vendosen në shërbim të interesave të pushtetit dhe të klientëve të tij.Koha e grabitjes së pronave me vulën e institucioneve duhet të marrë fund”, denoncon Vangjeli.

Related Posts

SPAK nis hetimet për “Zvërnecin”
Blog

Zvërneci – investimi që pritet të ndryshojë historinë e turizmit shqiptar

20/06/2026
Rama: Timoni nuk i dorëzohet zhurmës. Ne do të çojmë Shqipërinë në BE
Kryesore

Rama: Nuk bëhet politikë me “followers”-a dhe “like”, u shërbejnë oligarkëve

20/06/2026
Berisha del me propozim: Qeveri teknike jopartiake
Kryesore

Berisha del me propozim: Qeveri teknike jopartiake

20/06/2026
Rama për kritikët e PS: Kalëruan sa mundën këtë parti, tani e gjuajnë
Kryesore

Rama për kritikët e PS: Kalëruan sa mundën këtë parti, tani e gjuajnë

20/06/2026
Kur janë katër ditët e “zjarrit”, temperatura deri në 44 gradë celcius në Shqipëri
Lajme

Temperaturat deri në 10 gradë mbi normalen, ja si parashikohet moti për fundjavën

20/06/2026
Zjarr në Karaburun, tymi pushton vijën bregdetare
Kryesore

Zjarr në Karaburun, tymi pushton vijën bregdetare

20/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

SPAK nis hetimet për “Zvërnecin”

Zvërneci – investimi që pritet të ndryshojë historinë e turizmit shqiptar

20/06/2026
Sot zgjedhjet në Himarë/ Policia: Kemi marrë masa që të votoni të paintimiduar

PD: 7308 prona të Himarës i dorëzohen një kompanie private. Dyshime për grabitje me vulë zyrtare

20/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al