• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PD Gjirokastër bëhet qesharake: Opinioni vendas është i shokuar, Kudret Alikaj adhuron Enver Hoxhën (VIDEO)

18/09/2019

Partia Demokratike në Gjirokastër ka zgjedhur të bëhet qesharake duke u marrë sot me një episod banal në ceremoninë e 75 Vjetorit të Çlirimit, që u zhvillua në varrezat e dëshmorëve. Shënjeshtra kësaj radhe është Kudret Alikaj, drejtori i Kulturës në Bashkinë Gjirokastër. Sipas PD-së, gjesti dhe fjalët e Alikajt “kanë shokuar opinionin vendas dhe mediat në tërësi”. Po çfarë ‘gjëme’ të madhe bëri sot Alikaj për të qenë objekt i një deklarate të PD-së. Asgjë të jashtëzakonshme.

Thjesht me qetësi, etikë dhe krejt normalisht i kërkoi një të moshuari me fotografinë e Enver Hoxhës në duar, të largohej nga ceremonia zyrtare e organizuar prej Bashkisë Gjirokastër. Teksa po e shoqëronte të moshuarin, ky i fundit i ka thënë Alikajt se e donte komandantin… pra i referohej Enver Hoxhës. Kudret Alikaj për “ta marrë me të mirë” ia ktheu me fjalët: “po dakord, edhe unë mbase e dua më shumë nga ty komandantin, por është ceremoni zyrtare duhet të largohesh”.

Pra, kjo deklaratë e Alikajt po instrumentalizohet nga PD-ja si të ishte hataja e madhe. Partia e Dasho Alikos në Gjirokastër dhe e Tritan Shehut që ka dalë foto përqafuar me Enver Hoxhën, priste që Kudret Alikaj ta merrte zvarrë të moshuarin bashkë me foton e diktatorit. Mundësisht t’i fuste edhe një dru të mirë pse ai mbante në duar foton e Enver Hoxhës.

Ku është parë dhe ku është dëgjuar kjo?! Nostalgjikët e Enver Hoxhës do t’i kemi nëpër këmbë edhe disa vite sa të kenë frymë. Janë një pakicë të moshuarish që mezi mbahen në këmbë dhe presin evente të tilla të demonstrojnë adhurimin për diktatorin. Askujt nuk i prishin punë. Hesapet me Enver Hoxhën dhe regjimin komunist janë mbyllur me kohë në Shqipëri.

PD mund ta qesëndisë Kudret Alikajn dhe Flamur Golemin për gjëra të tjera plot. Të merresh me ithtarët e Enverit që bredhin rrugëve me foton e tij është vërtetë mjerim i madh dhe shterpësi idesh nga PD-ja. Kjo retorikë me bij etërish, komunistë e antikomunistë nuk frymëzon më askënd. Kush i lexon shkrihet gazit. Më poshtë deklaratë e plotë e PD-së.

Deklarata e PD Gjirokastër.

Provokimet e turpshme dhe brutale të kryetarit të emëruar të Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi për ringjalljen e komunizmit janë të papranueshme. Mesditën e sotme në ceremoninë përkujtimore të 75 vjetorit të clirimit të Gjirokastrës në Varrezat e Dëshmorëve, u shfaqën portretet e Enver Hoxhës, para të cilave parakaluan me përulje dhe adhurim, qeveritarët vendorë. Pankartat e diktatorit mbaheshin në duart e idhtarëve të tij të hershëm në një ceremoni zyrtare që është tërësisht e ndaluar me protokoll, shfaqja e tyre.

Aq më keq akoma që një veprim i paprecedentë i drejtorit të Qendrës Kulturore të Bashkisë Gjirokastër që ka shokuar opinionin vendas dhe mediat në tërësi për adhurimin që ka ndaj ish diktatorit që shqiptarët e kanë patur në kurriz vuajtjen për 50 vite me radhë për të mos folur për internimet, burgosjet, egzekutimet pa gjyq të kundërshtarëve politikë.

Fytyra e shtetit të Edi Ramës sot u shfaq në radhët e xhelatit aty ku kryetari i emëruar i Bashkisë së Gjirokastrës, nuk begenisi të reagojë për këtë skandal të paprecedentë. Një drejtor në Bashkinë e Gjirokastrës që paguhet nga taksat tona, shpreh haptazi adhurim dhe vihet në garë me idhtarët e Enverit për dashuri ndaj këtij të fundit, është më e pakta veprim tërësisht i paramenduar dhe për këtë kërkohet mbajtja e përgjegjësive.

PD Gjirokastër, kërkon nga Flamur Golemi, distancim të menjëhershëm të veprimeve të sotme në Varrezat e Dëshmorëve dhe më e pakta të kërkojë ndjesë publike për këtë veprim dhe veprimin skandaloz të drejtorit të tij në Bashkinë e Gjirokastrës Kudret Alikaj që është kapur me figurë dhe zë.

Për ata që nuk kanë parë ende, asgjë akoma, sot kanë mundësinë të hapin sytë fort dhe të kuptojnë, tek ato pankarta, fytyrën e vërtetë të Edi Ramës dhe përfaqësuesit të tij në Gjirokastër.

Related Posts

Negociatat me BE, Rama: Kemi ngjitur majën më të vështirë
Kryesore

Negociatat me BE, Rama: Kemi ngjitur majën më të vështirë

24/05/2026
“5 milionë lekë gjobë për “trimat” si ky në Dhërmi”, Lamallari: Ta gëzosh gjobën dhe provoje përsëri të bësh aventura (VIDEO) 
Kryesore

“5 milionë lekë gjobë për “trimat” si ky në Dhërmi”, Lamallari: Ta gëzosh gjobën dhe provoje përsëri të bësh aventura (VIDEO) 

24/05/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, sindikata paralajmëron me Kushtetuesen

24/05/2026
Ministri i Jashtëm i Greqisë nesër në Tiranë, zbardhet agjenda
Kryesore

Ministri i Jashtëm i Greqisë nesër në Tiranë, zbardhet agjenda

24/05/2026
Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë
Kryesore

Pas takimit të Lamallarit në Sarandë, largohet edhe kreu i IKMT-së në Vlorë

23/05/2026
Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)
Kryesore

Tërmet Peçi del nga SPAK: E dinë ata… (VIDEO)

20/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Katastrofë e Milanit, kuqezinjtë zhgënjim total, “i japin duart Championsit”

Katastrofë e Milanit, kuqezinjtë zhgënjim total, “i japin duart Championsit”

24/05/2026
“Nuk e di a ishte i kuq apo jo”, Glen Daja tregon për çfarë luan Dinamo: Edhe me Egnatian ekipi do futet për…

“Nuk e di a ishte i kuq apo jo”, Glen Daja tregon për çfarë luan Dinamo: Edhe me Egnatian ekipi do futet për…

24/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al