Pjesëmarrja nëpër protesta është një aspekt i rëndësishëm. Partitë gjithnjë tentojnë të manipulojnë publikun duke dhënë shpesh shifra të fryra, vetëm e vetëm për të treguar se njerëzit mbështesin kauzat e tyre. Përjashtim këtu nuk bën as PD-ja, e cila sot ka thënë se nga qarku Gjirokastër janë 1500 pjesëmarrës në protestë. Natyrisht që shifra është e ekzagjeruar. Nga Gjirokastra u mësua se janë nisur 5 autobusë. 4 janë nisur nga Tepelena, Memaliaj, Këlcyra e Përmeti. Po të shtosh dhe ata që janë nisur me automjete private, llogaritë prapë nuk mbërrijnë në shifrën zyrtare që jep PD prej 1500 protestuesish.
© ArgjiroLajm.net