• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

PD-PS me një ‘sekretar’ të përbashkët në Gjirokastër. Qoftë për hajër koalicioni!

30/09/2019
Me Tritan Shehun në krye, PD Gjirokastër mobilizohet për protestën në Kavajë (FOTO)

Me siguri e keni dëgjuar Dasho Alikon që thotë se Flamur Golemi është një kryetar bashkie i emëruar sepse 30 qershori është një proces zgjedhor i paligjshëm sipas tij. Keni dëgjuar po ashtu edhe Tritan Shehun, Lulzim Bashën dhe gjithë opozitën që nuk e njohin 30 qershorin. Por në Shqipëri shumë gjëra thuhen sa për konsum publik apo për të bërë retorikë pasi në të vërtetë politika këtu është një pazar i madh dhe të gjithë ecin me parimin ‘kap ç’a të kapim’. Ndërkohë gjithnjë e më shumë vërtetohet teza se këtu të gjitha palët janë njësoj.

Ka një shembull interesant në Gjirokastër. Sekretari i Këshillit të ri Bashkiak është një përfaqësues i Partisë Demokratike, i cili ka qenë në atë pozicion edhe me Këshillin e para 30 qershorit. Pra, u zgjodh Sekretar Këshilli atëhere kur ky këshill ishte legjitim, sipas opozitës, por ndërkohë vijon të jetë po në të njëjtin pozicion edhe tani që këshilli është jo legjim, sërish sipas asaj që thotë opozita. Nga ana tjetër Spartak Drrasa mban edhe një funksion në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike në Gjirokastër. Kë duhet të besojmë tani?!

T’i besojmë Dasho Alikos, Tritan Shehut e Lul Bashës, që nga njëra anë na thonë se 30 qershori ishte jo legjitim dhe se Flamur Golemi është kryebashkiak i emëruar, por ndërkohë njerëzit e PD-së janë pjesë e institucioneve vendore të dala nga këto zgjedhje? Ndonjë mendjengushtë që lexon këto radhë mund të thotë: Pse i bini në qafë Takut, lereni të marrë një rrogë. Spartak Drrasa është në të drejtën e vet të punësohet dhe të bëjë karrierë, nuk po e paragjykojmë aspak. Por prania e tij në Këshillin Bashkiak e legjitimon 30 qershorin, ama delegjitimon opozitën dhe kauzat e saj. Spartak Drasa është njëkohësisht sekretar edhe i PD-së edhe i PS-së, meqë Këshilli Bashkiak i pas 30 qershorit është njëngjyrësh. 

Si mund t’i besojmë Dasho Alikos kur njerëzit e strukturave të partisë që ai drejton në Gjirokastër, janë pjesë “pushtetit vendor të dalë nga zgjedhjet moniste të 30 qershorit”? Ose të paktën PD Gjirokastër të dalë publikisht dhe të na thotë që Spartak Drasa s’ka asnjë angazhim partiak në strukturat tona, por është qytetar i zakonshëm që ndjek interesin apo karrierën e vet në administratë. Vetëm në këtë mënyrë PD-ja mund të bëhet e besueshme. Ose mund të ketë edhe një plan B, për të cilin flitet shpesh. PD është duke u përgatitur për koalicion me PS-në.

Kjo e fundit largon njerëzit e LSI-së dhe mban të PD-së. Pazar është sërish por s’do të qe ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Në Shqipëri s’ka principe e as ideale kur vjen puna tek politika. Thjesht gjithcka është një pazar i madh për të kap ndonjë lekë, për të mbyllur ca punë, për të bërë karrierë shpejt e shpejt. Prandaj Shqipëria është katandisur në këtë derexhe. Si kanë surrat xhanëm disa, që sot dalin dhe derdhin lot krokodili për zbrazjen e vendit nga të rinjtë. Jo po të qëndrojnë këtu të rinjtë me ju, të numërojnë pazaret tuaja. 

©argjiroja.net 

Related Posts

Ndryshime në Kryeministri, ikën Agaçi, Rama me shefe të re kabineti
Kryesore

Ndryshime në Kryeministri, ikën Agaçi, Rama me shefe të re kabineti

13/02/2026
Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë
Kryesore

Dash Sula ‘betohet’ te Rama: Zoti kryeministër ju vlerësoj për vizionin! Atë që më dhe ti, s’ma dha partia ime! Ata më hodhën në rrugë

13/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Vdekja e biznesmenit italian në Shqipëri, reagon klinika: Operacioni për stomakun u realizua nga një ekip i specializuar
Lajme

Vdekja e biznesmenit italian në Shqipëri, reagon klinika: Operacioni për stomakun u realizua nga një ekip i specializuar

12/02/2026
Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)
Kryesore

Pamje të rënda/ 22 lopë dhe viça të djegur pasi zjarri përfshiu stallën (VIDEO)

12/02/2026
Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania
Lajme

Kadastra digjitale, tashmë edhe vendimet e legalizimit mbërrijnë në e-Albania

12/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

U zgjodh finalist, Ludo shpërthen në lot: S’di qysh me jua kthy

U zgjodh finalist, Ludo shpërthen në lot: S’di qysh me jua kthy

13/02/2026
“Do isha shoqe me të”/ Elijona i përgjigjet Benitës: Nuk besoj

“Do isha shoqe me të”/ Elijona i përgjigjet Benitës: Nuk besoj

13/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al