• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pelegrinazh dhimbjeje dhe kujtese në ish kampin e internimit në Tepelenë, këtu humbën jetën mbi 300 fëmijë (VIDEO)

23/08/2022
Pelegrinazh dhimbjeje dhe kujtese në ish kampin e internimit në Tepelenë, këtu humbën jetën mbi 300 fëmijë (VIDEO)

Ish kampi i internimit të Tepelenës ishte një nga vendet ku gjatë regjimit komunist humbën jetën qindra persona mes të cilëve mbi 300 fëmijë. Vuajtjet e fëmijëve dhe tragjeditë njerëzore në këtë kamp ngjallën në shkurt të vitit 1955 edhe reagimin e qeverisë amerikane. Familjarë të viktimave dhe të të mbijetuarve zhvilluan sot një pelegrinazh dhimbjeje dhe kujtese në këtë zonë.

Qiparizat që janë mbjellë për të kujtuar mbi 300 fëmijët që nuk mbijetuan në ish kampin e internimit në Tepelenë po rriten.

Çdo vit dhjetëra familjarë të personave që vuajtën apo humbën jetën zhvillojnë një pelegrinazh dhimbjeje, nderimi dhe kujtese në këtë zonë ku kanë mbetur ende grehinat e vjetra të kazermave.

Gjergj Mata ka udhëtuar nga Mirdita dhe thotë se ka ardhur të nderojë nusen e xhaxhait të tij e cila humbi jetën në këtë kamp duke lënë jetimë dy fëmijët e saj, dy dhe katër vjeç.

“Quhet Dila Frrok Mata, në gusht të 1949 është interrnuar me dy vajzat edhe gjyshin. Xhaxhai u pushkatua në Qafën e Valmirit nga regjimi komunist dhe nusen e tij dhe dy vajzat dhe gjyshin e internuan në Kampin e Tepelenës”, tha ai.

Pas vdekjes së nënës fëmijët u dërguan në Mirditë, ndërsa eshtrat e gruas edhe sot nuk janë gjetur, thotë Gjergji.

“Dilën e kanë varrosur duke e mbuluar me gjethet e pemëve dhe duke i hedhur dhe sipër siç na kanë dëshmuar familjarë të tjerë tanët që ishin në këtë kamp nga Gjegjani. Vajzat ishin të vogla dhe rastësisht i kanë nxjerrë nga kampi dhe i kanë sjellë në shtëpi. Një fshatar i ka sjellë me kafshë. Njëra nga vajzat peshonte më shumë dhe tjetra më pak dhe ka përdorur gurë për t`i balancuar peshat deri sa i ka sjellë në udhëtimin e gjatë në shtëpi”, thotë Gjergji.

Vende si ish Kampi i Tepelenës e kanë ngarkesën e dhimbjes por edhe kërkojnë drejtësi thotë kryetari i Shoqatës Anti-komuniste të të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, Ethem Fejzullari.

“Ky vend rënkon, qan, vuan nga eshtrat që akoma prehen këtu. Askush nga autoritetet nuk është i interesuar t`i kërkojë, t`i gjejë dhe të varrosen në vendin e merituar”, thotë më tej ai.

Zoti Fejzullari thotë se i provoi kampet e internimit që në moshën 4 vjecare në Fushë -Krujë ku kushte ishin çnjerëzore.

Ndërsa Tefta Mersini thotë se erdhi foshnjë në ish Kampin e Tepelenës dhe deri në vitet nëtëdhjetë jetën e kaloi në kampet e internimit.

“Erdha në moshën gjashtëmuajshe nga Dukati i Vlorës me nënën në Kampin e Tepelenës . Më pas na dërguan në Plug të Lushnjës ku ndenjëm një vit e gjysëm dhe pastaj në Savër ku kaluam jetën në internim deri sa erdhi demokracia në vitet nëntëdhjetë. E gjitha kjo sepse na u arratis babai i cili la nënën me gjashtë fëmijë Dy nga vëllezërit bënë burgje gjatë regjimit. ”

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj thtoë se Kampi i Tepelenës mbart shumë mesazhe.

Ky vend, Kampi i Tepelenës bashkë edhe me disa vende të tjera siç është Kampi Spaçit apo disa burgje të tjera të tjera besoj meritojnë shumë më tepër se sa një kujtesë sporadike që mund të bëjnë ata që kanë qenë këtu. Një nga inisiativat e Partisë Demokartikë është pikërisht ligji i depozituar në Parlamentin shqiptar për ta shpallur Kampin e Tepelnës dhe Kampin e Spaçit si Muze Kombëtar.

Në kampin e Tepelenës u internuan rreth 1500 familje, krysisht nga Veriu i Shqipërisë me rreth 3380 persona nga të cilët mbi 1250 ishin gra.

Kë Kampin e Tepelënës vuajtën 1161 fëmijë 285 prej të clëve humëbn jetën nga kushtet e tmershme të ushqimit dhe higjenës në harkun e tre muajve .

Qeveria amerikane në vitin 1995 e përmend Kampine eTepelenes në një raport në Kombet e Bashkuara duke ngritur me forcë shkeljen e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe përdorimin e punës së detyruar si mjet ndëshkimi./VOA

Related Posts

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht
Kryesore

Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht

25/07/2026
Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë
Kryesore

Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë

25/07/2026
Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë
Kryesore

Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë

25/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“A është Tajson Furi këtu?”, Xhoshua nuk përmbahet pas triumfit ndaj Prengës: Do t’ia shqyej zemrën! Jam kampioni më i ashpër dhe më i pamëshirshëm që ka ekzistuar

27/07/2026
Jasir Asani i jep fund dilemave, futbollisti i Kombëtares shqiptare del në stërvitje me…

U rikthye në Iran, Jasir Asani ka një mesazh për tifozët e Esteghal

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al