• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Për ata që mendojnë se gratë s’duhet të bëjnë seks para martese”

06/04/2019
“Për ata që mendojnë se gratë s’duhet të bëjnë seks para martese”

Analisti Mustafa Nano në emisionin e sotëm “Provokacija” preku sërish disa cene apo mendësi shqiptare, ndër to dhe nderin e femrave që deri vonë është parë tek virgjëria.

Monologu i plotë i Muç Nanos:

Kam ende për të thënë lidhur me armiqtë e mi që, me ç’mora vesh, janë armiq edhe për shumë të tjerë. Ka tipare të tjera të përbashkëta për ta, që janë:

Ata, pasi e dëgjojnë një herë këngën baftjar, baftjar, ti je i paparë, duan ta dëgjojnë për herë të dytë.

Ata thonë ejvallah në vend të faleminderit.

Ata e kritikojnë bashkinë e Tiranës që ka ngushtuar rrugët e makinave, sepse ka krijuar korsi biçikletash.

Ata thonë që dikush nuk mund të jetë gjeni, nëse nuk është njeri i mirë. Dhe nuk u shkon në mendje se nuk ka gjë më a-morale sesa gjenialiteti.

Ata duan ta kritikojnë ministrin e brendshëm, dhe në këtë funksion mbiemrin Lleshaj ia bëjnë leshi!!!!, apo, në një rast tjetër, duan ta shprehin mospajtimin me ndonjë ide të gabuar të Dashamir Shehit, dhe i përmendin atij pijen!!!! Në këtë rastin e dytë, armiku im është edhe, as më pak as më shumë…. Much Nano dora vetë. Mund t’i bëhemi edhe vetes armiq. Ndodh edhe kjo.

Ata, qofshin me opozitën, qofshin me maxhorancën, janë njësoj të gëzuar që opozita ka djegur mandatet.

Ata nuk e dinë se kush është Shtjefën Gjeçovi.

Atyre nuk ua heq njeri nga koka mendimin se ne shqiptarët jemi racë e zgjuar.

Ata, që besojnë se Zotit, që ka krijuar këtë univers të paanë, të përkryer, të jashtëzakonshëm, i cili përbëhet nga miliarda yje, planete, trupa të tjerë qiellorë, ata besojnë pra se këtij Zoti i ikën petlla, nëse pjesëtarët e gjinisë femërore të një soji sisorësh që e quajnë veten njerëz, në një qoshe të vogël të këtij universi që quhet Tokë, e zbulojnë pamjen e tyre apo çiftohen me pjesëtarët e gjinisë tjetër të të njëjtit soj para një momenti të caktuar. Ju ngatërrova, ë?

Po ua them me fjalë fare të varfëra: Ata besojnë se këtë Zot nuk e mban vendi nëse gratë nuk mbulohen apo nëse bëjnë seks para martese.

Ata nuk e kanë mendjen te besimi i tyre (kur janë besimtarë), por te besimi i të tjerëve, me fjalë të tjera nuk e kanë mendjen si të bëhen besimtarë të mirë, por si ta bëjnë gjithë botën të ketë të njëjtin besim me ta.

Ata hedhin pará në dasma; ca prej tyre, madje, i ngjisin lekët në ballë me pështymë dhe vallzojnë napolonin; që të jem i ndershëm me ju, nuk është se thjesht këta janë armiqtë e mij; edhe unë jam armiku i tyre. Duhet ta dinë. Mua më shumë ma shpifin ata që hedhin lekë në dasma sesa pamja e një thithëlope.

Ata kujtojnë se Laskarina Bubulina është emër ilaçi kundër gromësimave apo se Robert Shvartz është ndonjë futbollist i Werder Bremenit.

Ata janë me mendimin se turku nuk ishte pushtues.

Ata u gëzohen dështimeve të 30 viteve të fundit për një arsye të thjeshtë: këto dështime i shohin si alibi për enver hoxhën.

Ata nuk mbajnë mend se cila ka qenë mësuesja e tyre e parë.

Ata ngatërrojnë njeriun që rri vetëm me njeriun e vetmuar.

Për ata, një vajzë e pamartuar është një vajzë e pafat.

Ata janë të sigurtë se në historinë e shqipërisë Myslim Shyri vlen më tepër sesa Edith Durhami.

Ata, kur janë përballë dikujt që flet gegnisht, i kërkojnë këtij të fundit të flasë shqip.

Për ata, i vetmi rob në historinë e shqipërisë me mbiemrin Bogdani e ka emrin Erion, i vetmi me mbiemrin Jubani e ka emrin Eduard, i vetmi me mbiemrin Bumçi e ka emrin Aldo. I vetmi me mbiemrin Moisiu e ka emrin Alfred.

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë
Blog

Historia e një djali të verbër që po i hap sytë Shqipërisë

10/02/2026
Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi
Blog

Baton Haxhiu: Balluku çoi dorëheqjen te Rama sot në mëngjes, kryeministri e refuzoi

09/02/2026
Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos
Blog

Kur Gjykata Kushtetuese nuk vendos

07/02/2026
Blog

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

18/01/2026
Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?
Blog

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

12/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

Procedohet penalisht një 17-vjeçar në Gjirokastër, iu gjet lëndë narkotike

20/03/2026
Bilanci i një jave/ 2 të arrestuar, 4 patenta të hequra dhe 283 gjoba nga policia në Gjirokastër (VIDEO)

I dehur në timon, arrestohet 61-vjeçari nga Përmeti

20/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al