• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Për partinë e dimë, po për Shqipërinë çfarë keni bërë?

02/09/2020
Për partinë e dimë, po për Shqipërinë çfarë keni bërë?

Nga Mentor Kikia

Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar të PS-së, kryeministri Rama iu referua “një udhëheqësi të madh”, kur tha. “Mos pyet se çfarë do të bëjë Partia Socialiste për ty, por çfarë do të bësh ti për Partinë Socialiste”.
Padyshim që Rama dhe shumëkush e di që thënia e famshme është e presidentit Xhon Kenedi, edhe është “Mos pyet çfarë do të bëjë Amerika për ty, por çfarë do të bësh ti për Amerikën”. Padyshim që Rama e modifikoi atë, duke ia përshtatur një forumi partiak.

Në këto zgjedhje, ne do të duam të dëgjojmë një bilanc, jo thjeshtë të një qeverie, por një bilanc të çdo partie e të çdo politikani. Bëhen plot 30 vjet nga ndarja prej regjimit komunist.  Të gjithë politikanët kanë bërë gjithëçka për partitë e tyre, dhe partitë ka bërë gjithçka për ta. Tani ne duam të dëgjojmë se çfarë kanë bërë ata për Shqipërinë.

Nëse do të rendisja disa nga të këqijat “me përmasa historike”, që i kanë bërë Shqipërisë, do të ishin:
-Shkatërrimi i konkurencës në biznes. Në çdo fushë, në vend të garës së ndershme, këtu u instalua rryshfeti.

Paguaj për të fituar.

-Futja e praktikës së shitblerjes së votës. Para, premtime për vende pune dhe favore të tjera në këmbim të votës. Kjo praktikë dërrmoi edhe atë fije demokracie që ne prienim të instalohej.

-Shkatërrimi i tokës bujqësore, duke lejuar pushtimin-mbjelljen e saj me shtëpi anë e mbanë.

-Shkatërrimin e pronës fizike që u trashëgua nga komunizmi, në emër të luftës kundër komunizmit.

-Shkatërrimin e bregdetit dhe pyjeve, si pasojë e babëzisë dhe mosfuksionimit të ligjit.

-Krijimi i një shoqërie ekstremesh, me një hendek të llahtarshëm mes 95% të shoqërisë dhe 5% të oligarkisë.

Të gjitha këto konvergjuan në dëmin më të madh: Arratinë e njerëzve dhe vrasjen e shpresës se një ditë edhe këtu do të mund të jetohet normalisht.  E kuptoni për çfarë vizionesh kemi nevojë ne si shoqëri në këto zgjedhje? Nuk na plas fare se kush do të bëjë 100 kilometra më shumë rrugë, apo kush do të rrisë pensionet me 2 mijë lekë të vjetra. Këtu duhen gjeneruar ide të mëdha, që të përmbysin ca realitete(Korrupsioni) dhe perceptime vrastare per shoqerine(Humbja e shpreses).  Ne kemi nevojë për udhëheqës që ta duan vërtet këtë vend, jo si trofe të luftës politike, por si ATDHE Ne skemi nevojë për rrotacion, por për revolucion ideshë.

P.S: Fotoja me lart: Viti 1991, shqiptarët u sulen linjave telefonike dhe këpusin e grabisin telat. Pak më vonë u shkulën edhe shinat e linjave hekurudhore dhe pak më vonë edhe uzinat, për tu shitur për skrap.

Related Posts

Blog

Nuk votuan Berishën, (ri)zgjodhën Ramën kryeministër

25/05/2026
Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur
Blog

Nga cikli, Pse Shqipërinë e sotme duhet ta marrësh me të qeshur

12/05/2026
Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media
Blog

Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media

25/04/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Blog

Canua i Gjirokastrës dhe “sida” e Berishës

19/04/2026
Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…
Blog

Gjirokastra: ana tjetër, bukuria e padukshme…

05/04/2026
Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën
Blog

Dhimbja e Strakoshës, për Strakoshën

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Nuk më bëhet vonë fare”, debati i ashpër me Mozën, Iliri komenton situatën: Nisi si një shaka…

“Nuk më bëhet vonë fare”, debati i ashpër me Mozën, Iliri komenton situatën: Nisi si një shaka…

26/05/2026
“Arkiv për finale!”/ Malbora hedh dyshime të forta, çfarë po ruan për Indrin?

“Arkiv për finale!”/ Malbora hedh dyshime të forta, çfarë po ruan për Indrin?

25/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al