Bashkia Gjirokastër ka shpërndarë për media një njoftim mbi vendimet e marra në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak. Ajo që bie në sy krahas vendimeve të tjera është fakti se Zamira Rami ‘njeh’ si vendim vetëm shkarkimin e Semi Golemit nga posti i sekretarit të këshillit, por jo shkarkimin e Shkëlqim Guçes dhe Armand Hilajt. Në përfundim të mbledhjes së datës 24 maj, kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko, u shpreh se aleanca PD-LSI kishin shkarkuar edhe dy këshilltarët e PS-së nga Këshilli i Qarkut, të cilët i zëvendësoi me Dasho Alikon e Beqir Gjikën. Megjithë këmbënguljen e Bejkos, dy këshilltare të LSI-së, Vjollca Koko dhe Monda Kllapi dolën kundër vendimit për shkarkimin e Guçes e Hilajt. Më poshtë njoftimi i Bashkisë Gjirokastër.
© ArgjiroLajm.net