Babai ka kallëzuar në polici për dhunë djalin e tij. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Përmetit. Policia thotë se u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin L.P., vjeç 69, banues në Përmet, pasi dyshohet se djali, shtetasi A.P., vjeç 30, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Përmet.
©ArgjiroLajm.net