Policia e Përmetit ka zbardhur vjedhjen e banesës së shtetasit F.F, ngjarje e ndodhur në 6 gusht të vitit të shkuar. Në kërkim janë shpallur dy autorët , për shtetasit F.H dhe E.M, vjeç 40 e 30, banues në Tiranë e Përmet. Policia po punon për kapjen e tyre, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Përmetit për veprime të mëtejshme.









