Një tjetër rast i dhunës në familje. Kësaj here në Përmet, ku policia ka arrestuar 45-vjeçarin SH.P. Arrestimi i tij është bërë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj motrës, shtetases V.P, vjeç 50. Cështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet.
©ArgjiroLajm.net