• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përplasjet për pronat në Gjirokastër, rritet numri i çështjeve në Gjykatën e Apelit

22/05/2017
Përplasjet për pronat në Gjirokastër, rritet numri i çështjeve në Gjykatën e Apelit
Numri i gjyqeve për çështjet e pronësisë po regjistron rritje në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe atë të Apelit në Gjirokastër.
Përgjatë këtij viti ka ardhur në rritje numri i gjyqeve të çelura nga palët e përfshira në konflikte pronësie që i drejtohen gjykatës për të zgjidhur mosmarëveshjet e tyre.
Sipas burimeve zyrtare, në Gjykatën e Faktit, çështjet e pronësisë zënë një numër të kosiderueshëm mes çështjeve juridike që shqyrtohen në tërësi nga kjo gjykatë. “Prej fillimit të vitit, janë 60 çështje pronësie të cilat janë regjistruar pranë gjykatës sonë në rreth 400 çështje civile të paraqitura për të marrë zgjidhje juridike.
Gjatë shqyrtimit të tyre, gjykata ka synuar shmangien e zvarritjeve në zhvillimin e gjyqeve”, pohon kancelarja e Gjykatës së Faktit, Donalda Feruni. Mes ketyre gjyqeve përfshihen konflikte mes palëve  për sipërfaqe bujqësore, troje ndërtimi apo çështje pronësie brenda familjes. “Gjatë zhvillimit të këtyre gjyqeve, ne respektojmë të gjitha standardet ligjore në lidhje me ecurinë e tyre, duke përfshirë edhe transprencën në dhënien e vendimeve. Ndërkohë, një pjesë e vendimeve të dhëna prej Gjykatës së Shkallës së Parë në lidhje me pronat janë ankimuar nga palët në shkallët e tjera të gjyqësorit”, pohon kancelarja e Gjykatës së Faktit.
“Çështjet e pronësisë janë ato të cilat vazhdojnë të jenë objekti kryesor i kërkesave të drejtuara gjykatës së Apelit. Në gjykatën tonë, gjatë këtij viti janë regjistruar mbi 200 çështje administrative, ndërkohë që gjyqet për pronat zënë rreth 20% të tyre. Ne kemi synuar shmangien e zvarritjes së gjyqeve dhe dhënien brenda afateve ligjore të vendimeve përkatëse”, shprehet Alma Anxhara, kancelare e Gjykatës së Apelit në Gjirokastër. Me ndryshimet e bëra në legjislacion, tashmë çështjet e pronësisë do të shqyrtohen nga Gjykata e Apelit./konica.al

Related Posts

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident
Kryesore

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

17/09/2026
4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri
Kryesore

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

17/09/2026
Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nuk është në dorën time, por 73 gola në një vit… – Balkanweb.com – News24

Nuk është në dorën time, por 73 gola në një vit… – Balkanweb.com – News24

18/09/2026
Zbulim i rrallë në Bolivi/ Shkencëtarët konfirmojnë një specie të re maceje të egër – Balkanweb.com – News24

Zbulim i rrallë në Bolivi/ Shkencëtarët konfirmojnë një specie të re maceje të egër – Balkanweb.com – News24

18/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al