• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Përsëri në Kinë/ Konfirmohet i infektuari i parë nga një lloj i ri i gripit të shpendëve

01/06/2021
Përsëri në Kinë/ Konfirmohet i infektuari i parë nga një lloj i ri i gripit të shpendëve

Një 41-vjeçar në provincën lindore të Kinës, Jiangsu është konfirmuar si rasti i parë njerëzor i infeksionit me një lloj të rrallë gripi shpendësh të njohur si H10N3. Rasti u konfirmua të martën nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Pekinit (NHC).

Shumë lloje të ndryshme të gripit të shpendëve janë të pranishëm në Kinë dhe disa infektojnë në mënyrë sporadike njerëzit, zakonisht ata që punojnë me shpendët. Deri tani nuk ka asnjë të dhënë që H10N3 mund të përhapet lehtësisht te njerëzit.
Personi i infektuar u shtrua në spital në 28 prill dhe u diagnostikua me H10N3 më 28 maj. Komisioni Shëndetësor nuk dha detaje se si ai u infektua. Gjendja e tij tani është e qëndrueshme dhe në prag të daljes nga spitali.
Hetimi i kontakteve të tij të ngushta nuk gjeti raste të tjera. Asnjë rast tjetër i infeksionit njerëzor me H10N3 nuk është raportuar.
“H10N3 është patogjen i ulët, që do të thotë se shkakton sëmundje relativisht pak më të rëndë te shpendët dhe nuk ka gjasa të shkaktojë një epidemi në shkallë të gjerë” – thanë përfaqësuesit e NHC.
Organizata Botërore e Shëndetësisë i tha agjencisë Reuters se “burimi i ekspozimit të pacientit ndaj virusit H10N3 nuk dihet në këtë moment dhe asnjë rast tjetër nuk u gjet nga kontrolli në popullatën lokale. Në këtë moment nuk ka asnjë tregues të transmetimit nga njeriu te njeriu”.
“Për sa kohë që viruset e gripit të shpendëve qarkullojnë në shpezë, infeksioni sporadik i gripit të shpendëve në njerëz nuk është për t’u habitur, gjë që është një kujtesë e gjallë se kërcënimi i një pandemie të gripit është i vazhdueshëm,” – shtoi OBSH.
“Janë rreth 160 lloje të virusit të shpendëve të raportuar në 40 vitet e fundit, kryesisht në zogj të egër ose shpendë uji në Azi dhe disa pjesë të kufizuara të Amerikës së Veriut. Asnjë rast nuk është zbuluar te pulat deri më tani.
Analizimi i të dhënave gjenetike të virusit do të jetë i nevojshëm për të përcaktuar nëse ai u ngjan viruseve më të vjetër ose nëse është një përzierje e re e viruseve të ndryshme”, – tha Filip Claes, koordinator rajonal laboratorik i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë.
Nuk ka pasur ndonjë infeksion të rrezikshëm nga gripi i shpendëve që kur lloji H7N9 u mori jetën rreth 300 personave gjatë viteve 2016-2017. ©LAPSI.al

Related Posts

Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Po magjeps Serinë A me klasin e tij, e ardhmja e Nico Paz mes Real Madrid dhe Inter-it

Po magjeps Serinë A me klasin e tij, e ardhmja e Nico Paz mes Real Madrid dhe Inter-it

03/05/2026
“Furtunë” largimesh në Superiore, pas Egnatia-s edhe ekipi bregdetar mbetet pa trajner

“Furtunë” largimesh në Superiore, pas Egnatia-s edhe ekipi bregdetar mbetet pa trajner

03/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al