• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Pesë gola dhe mesazhi i qartë për kreun e Superiores, Egnatia nga kjo javë synon të arrijë majën e renditjes

25/11/2025
Miqësorja e dytë, kampionët e Shqipërisë zbresin sot në fushë kundër bullgarëve të CSKA 1948

Fitorja ndaj Bylisit erdhi pikërisht në momentin kur duhej për skuadrën e drejtuar nga Edlir Tetova.

Bylisi mbetet një kundërshtar që u sjell fat në momentet kur duhet të rinisin marshimin dhe tradita ka treguar shpesh se pikërisht ndaj mallakastriotëve Egnatia arrin të marrë maksimumin dhe të hapë një etapë të re pozitive, e cila shërben si trampolinë drejt objektivave madhorë të sezonit. Kampionët u sollën si të tillë, ku dominuan në çdo aspekt të lojës, kontrolluan ndeshjen nga minuta e parë deri te e fundit dhe dhanë një mesazh të fortë për kreun e klasifikimit.

5 GOLA HISTORIKË – Për Egnatian kjo ishte hera e parë në histori që shënon pesë gola në një ndeshje të Supeiores. Mund të duket surprizë, veçanërisht kur kujtohet dominimi i dy sezoneve të fundit, ku rrogozhinasit kanë pasur mundësinë dhe shpeshherë hapësirën për të shënuar shumë brenda 90 minutave. E megjithatë, asnjëherë nuk kishin kaluar pragun e katër golave në një ndeshje të vetme… deri në duelin e fundit me Bylisin. Të pesë golat erdhën si pasojë e një loje të rrjedhshme, të organizuar, me intensitet të lartë në mesfushë dhe me një finalizim efikas, një element që kishte munguar prej javësh. Sulmi i Egnatias shpesh ishte kritikuar për mungesë qartësie, kreativiteti dhe saktësie. Por, të shtunën ndodhi transformimi dhe Tetova mori përgjigjet që priteshin nga skuadra dhe sulmi. Fitorja 5-0 ishte prova se Tetova po arrin gradualisht t’u marrë maksimumin lojtarëve edhe në aspektin ofensiv, duke freskuar idetë dhe ritmin e ekipit.

PESËGOLËSHI I PARË I KAMPIONATIT – Jo vetëm që Egnatia theu rekordin e saj personal, por u bë edhe skuadra e parë e këtij edicioni në Abissnet Superiore që shënon pesë gola në një ndeshje. Në 12 javët e para, asnjë ekip nuk kishte arritur këtë shifër, një detaj që e vë fitoren e rrogozhinasve në një dimension tjetër. Para sfidës me Bylisin, kampionët renditeshin ndër skuadrat me ofensivën më të dobët të sezonit, me vetëm 10 gola të realizuar, shifër që nuk i ngjante aspak një ekipi të nivelit të tyre. Por statistika u përmbys brenda 90 minutave: nga një sulm i vakët, Egnatia u ngjit menjëherë në vendin e dytë për gola të shënuar, duke shkuar në kuotën 15 dhe duke u pozicionuar menjëherë pas Vllaznisë me 19 rrjeta. Kjo rritje e menjëhershme është më shumë se një numër. Është një tregues psikologjik, taktik dhe teknik. Egnatia tregoi se ka armët për të konkurruar seriozisht për titull dhe se mund të ndryshojë ritmin e kampionatit brenda pak javësh, nëse ruan qetësinë dhe efikasitetin e treguar në Ballsh.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

NBA CUP/ San Antonio mund kampionët e Oklahoma-s, në finale sfidojnë New York
Sport

NBA CUP/ San Antonio mund kampionët e Oklahoma-s, në finale sfidojnë New York

14/12/2025
Kupa Interkontinentale/ Flamengo mund Pyramids, në finale do të sfidojnë kampionët e PSG
Sport

Kupa Interkontinentale/ Flamengo mund Pyramids, në finale do të sfidojnë kampionët e PSG

14/12/2025
Legjionarët/ Broja titullar për herë të parë, fiton Torino e Ismajlit e Asllanit, por “frikëson” Gjimshiti
Sport

Legjionarët/ Broja titullar për herë të parë, fiton Torino e Ismajlit e Asllanit, por “frikëson” Gjimshiti

14/12/2025
Legjionarët/ Broja titullar për herë të parë, fiton Torino e Ismajlit e Asllanit, por “frikëson” Gjimshiti
Sport

Legjionarët/ Broja titullar për herë të parë, fiton Torino e Ismajlit e Asllanit, por “frikëson” Gjimshiti

14/12/2025
Arsenali bën detyrën ndaj Wolves, merr pikët e plota
Sport

Arsenali bën detyrën ndaj Wolves, merr pikët e plota

13/12/2025
VIDEO/ Dy gola në Bundesligë, Leverkusen kalon pengesën e Koln
Sport

VIDEO/ Dy gola në Bundesligë, Leverkusen kalon pengesën e Koln

13/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NBA CUP/ San Antonio mund kampionët e Oklahoma-s, në finale sfidojnë New York

NBA CUP/ San Antonio mund kampionët e Oklahoma-s, në finale sfidojnë New York

14/12/2025
Labinot Rexha largohet nga “BBVK”?

Labinot Rexha largohet nga “BBVK”?

14/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al