Organizatat e shoqërisë civile në vend kanë bërë thirrje për zbatimin sa më shpejt dhe të plotë të ligjit të vettingut.
Në një deklaratë të përbashkët të 50 organizatave të shoqërisë civile drejtuar Presidentit Bujar Nishani, Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, kreut të PD Lulizm Basha, disa deputetëve, por edhe ambasadorave Lu, Vlahutin dhe Borchardt thuhet se vettingu duhet miratuar pasi është kushti kryesor për hapjen e negociatave.
Mes këtyre organizatave është edhe një OJF nga Gjirokastra. Bëhet fjalë për Fondacioni Syri i Medias se Re.