Sherr mes dy shqiptarëve në rrugën Arachthou në Colonos. Sipas mediave greke, dy të rinjtë janë përfshirë në një konflikt, i cili më pas u përshkallëzua me përdorimin e armëve të ftohta.
Pas sherrit, njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur bashkatdhetarin në krahë dhe në shpinë. Si pasojë e plagëve të marra, 34-vjeçari është dërguar në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën