Memet dhe videot humoristike janë një element tjetër shumë i rëndësishëm i fushatës elektorale. Në Gjirokastër ka nisur të qarkullojë në rrjetet sociale një foto-montazh e një bilete avioni me emrin e Vangjel Tavos, kandidatit të LSI-së për deputet. Ai do të niset nga Tirana për Kanada më 27 prill, dy ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme. Bileta është vetëm “One way”. Humori i zi lidhet natyrisht me humbjen e pritshme të Tavos në këto zgjedhje. Ai dhe LSI janë më të rrezikuara se kurrë për të marrë një rezultat të keq në këto zgjedhje. Sado që Tavo tenton të afishohet si politikan “fringo i ri”, në fakt është një figurë tejet e konsumuar që nuk ka cfarë ofron më tjetër nga ato që kemi parë për 20 vite.
©argjiroja.net