Një 65-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.
Sikurse njoftojnë mediat italiane, 65-vjeçari shqiptar ishte duke u kthyer nga dasma e vajzës në momentin që ndodhi tragjedia.
Në kohën e aksidentit në makinë ndodhej edhe gruaja me vajzën tjetër të tij.
Nga përplasja ka mbetur e plagosur edhe drejtuesja e mjetit tjetër, si dhe vajza e 65-vjeçarit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në komunën Gioia Tauro në Kalabria, ndërkaq nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.










